Ne kuader te bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave me 30/03/2018 u organizua ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar takimi me noteret e qytetit te Tiranes . Ne takim moren pjese drejtori i pergjithshem i Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave z. Arlind GJOKUTAJ dhe presidentja e Dhomes Kombetare te Noterve znj. Mimoza SADUSHAJ
Qellimi I ketij takimi ishte adresimi i mangesive te evidentiuara gjate procesit te vleresimit nga Komiteti Moneyval, rritja e nivelit te njohurive te notereve, domosdoshmeria e perdorimit te metodave me baze risku dhe ndergjgjegjesimi i metejshem i noterve si subjekt raportues i ligjit Ne takim z. Gjokutaj pasi vleresoi punen e notereve ne kete drejtim beri te njohur dhe problematikat e dala nga inspektimi i Komitetit Moneyval.
Znj. SADUSHAJ vleresoi edhe njehere bashkepunimin e frytshem ndermjet dy institucioneve dhe kerkoi nga noteret qe te shtojne me teper vigjilencen per te dhene nje kontribut me te madh ne formalizimin e ekonomise.
Fatmir LAÇEJ zv/president i Dhomes Kombetare te Notereve dhe person I kontaktit me Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave theksoi nevojen e analizes se rasteve dhe raportimit efikas te transaksioneve te dyshimta
Ne takim foli dhe z. Artan TRESKA, kryetar i Dhomes se Notereve te Tiranes, i cili
Vleresoi takimin e organizuar
Ne perfundim z. Dritan VAKAJ , pergjegjes i sektorit te Inspektimit beri nje permbledhje te rendesishme te legjislacionit per parandalimin e pastrimit te parave si dhe paraqiti nje sere statistikash e konkluzionesh ne dobi te permiresimit te punes