
Ne date 12.09.2025 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi ne vazhdimesi me teme “Raportimi i RAD; – Gjetjet nga ndërveprimi NISA – AIF në lidhje me RTPF Parandalimin pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit” organizuar nga Qendra Shqiptare e Notereve me lektore Znj.Pranvera Dosti dhe Z. Dritan Varfi.
Ky trajnim synoi të forcojë kapacitetet profesionale të noterëve në lidhje me detyrimet ligjore që lidhen me raportimin e transaksioneve për pasuri të paluajtshme dhe rolin e tyre në luftën kundër pastrimit të parave.
Trajnimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, me pjesëmarrje të gjerë nga noterë dhe profesionistë të tjerë të fushës, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve profesionale dhe forcimin e integritetit institucional në procesin noterial.