Site Loader

Njoftim

Më datat 7–10 maj 2025 u zhvillua në Dakar Asambleja e Përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Noterëve (UINL).

Gjatë asamblesë, raportuan të gjithë drejtuesit e Unionit, duke filluar nga Presidenti Lionel Gaillez, si dhe nënkryetarët për Evropën, Azinë, Afrikën dhe Amerikën.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje u zhvilluan diskutime mbi miratimin e Kodit Ndërkombëtar të Noterëve, i cili, pas votimit, u miratua zyrtarisht nga Asambleja.

Pas një lobimi të fuqishëm, Asambleja e Përgjithshme vendosi që mbledhja e radhës e Asamblesë së Përgjithshme të zhvillohet në Tiranë, në tetor 2026.

Në linkun më poshtë do të gjeni versionin zyrtar të Kodit Ndërkombëtar të Noterëve, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme.

Post Author: DHKN