Site Loader

Në datë 20 dhe 25 nëntor 2025, pranë ambjenteve të Dhomës Kombëtare të Noterisë, u zhvillua trajnimi me temën: “Përfaqësimi si Institut i veçantë i të Drejtës Civile” organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve të Dhomës me lektore Eva Hysko, Magjistrate Gjykata e Larte, Prof.Asc.Dr.Enkeleda Olldashi, Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi.

Gjatë këtyre seancave u trajtuan këto cështje:

  • Kuptimi dhe natyra juridike e përfaqësimit;
  • Përfaqësimi si mekanizëm për kryerjen e veprimeve juridike në emër të tjetrit;
  • Dallimi midis përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtëpërdrejtë;
  • Roli i noterit në verifikimin e  autorizimeve për përfaqësim në aktet noteriale;
  • Trajtimi i përfaqësimit në kontratat dhe aktet e tjera juridike;
  • Përfaqësimi dhe pasojat ndaj të tretëve efektet juridike;
  • Veprimet e përfaqësuesit si të vlefshme ndaj palëve të treta, nëse plotësohen kushtet ligjore; Përgjegjësia e përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit për shkelje të detyrimeve;
  • Përfaqësimi i të miturve,  ose personave me aftësi të kufizuar nga kujdestarët/tutorët;
  • Llojet e përfaqësimit si dhe trajtimi i tyre në raport me institute të tjera të së drejtës. Veprimet që nuk mund të kryhen me përfaqësim;
  • Kuptimi i nenit 67 të Kodit Civil dhe cilat mund të jenë rastet që parashikon kjo dispozitë;
  • Studime, raste nga praktika noteriale dhe gjyqësore;
  • Vendime që sqarojnë kufijtë e përfaqësimit të vlefshëm;
     

Ky trajnim u zhvillua me noteret e Dhomes vendore Durres  ne vijueshmerine e trajnimeve mbi kete teme me pjesemarrje te gjere. Gjatë trajnimit u ezauruan problematika që hasen gjatë shërbimit noterial.

Post Author: DHKN