Ne date 24.02.2026 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi me teme “Roli i noterit në parandalimin e pastrimit të parave në pasuritë e paluajtshme”
organizuar nga Qendra Shqiptare e Notereve me lektore Znj.Pranvera Dosti dhe Z. Dritan Varfi.
Temat kryesore qe u trajtuan:
1-Vlerësimi i Riskut në Transaksionet Noteriale.
2-Monitorimi pas inspektimit sipas riskut (follow-up supervision).
3-Identifikimi i klientëve me rriskë te larte.
4-Identifikimi dhe Menaxhimi i Konfliktit të Interesit.
Ky trajnim konsiston ne raportimin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme dhe rolin e tyre në parandalimin e pastrimit të parave si dhe problematika që jane hasur gjatë shërbimit noterial lidhur me AIF. Trajnimi u zhvillua me pjesëmarrje të gjerë dhe interes nga noterët e deges vendore Durres/qark.
Ky ishte trajnimi i pare me kete teme per vitin 2026.


