Ne datat 20 shkurt 2026 dhe 18 mars 2026 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi me teme “Trashëgimia me elemente të huaj sipas së Drejtës Ndërkombëtare Private – Roli i noterit dhe sfidat praktike” organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve të Dhomës me lektore Alda Sadikaj, Magjistrate Gjykata e Larte, Prof.Asc.Dr.Enkeleda Olldashi, Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi.
Me kete trajnim u trajtuan temat:
- Koncepti i trashëgimisë me elemente të huaj;
- Identifikimi i elementit të huaj në marrëdhëniet trashëgimore;
- Ligji i zbatueshëm në trashëgiminë me elemente të huaj;
- Parimi i ligjit të shtetësisë së trashëgimlënësit;
- Parimi i vendbanimit apo qëndrimit të zakonshëm;
- Ligji i vend ndodhjes së pasurisë;
- Ndryshimi i ligjit të zbatueshëm sipas llojit të pasurisë.
- Trashëgimia Testamentare me Elemente të Huaj;
- Testamenti i hartuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
- Njohja e vendimeve gjyqësore të huaja në fushën e trashëgimisë;
- Njohja e akteve noteriale te huaja;
- Rastet praktike dhe problematikat më të shpeshta;
- Studime, raste nga praktika noteriale dhe gjyqësore;
Trajnimet u zhvilluan me pjesëmarrje të gjerë dhe interes nga noterët e dhomes vendore Korce/Gjirokaster/Elbasan

