Site Loader

Ne date 12 qershor 2024 Keshilli i Noteriateve te vendeve te Europes zhvilloi  Asamblene e Pergjithshme ku midis te tjerave u organizua edhe ceremonia zyrtare e pranimit te Notariatit Shqiptar me statusin e vezhguesit ne Keshillin e Notariateve te vendeve te Bashkimit Europian (CNUE).

Ketij eventi ju drejtua nepermjet nje video mesazhi edhe z. Ulsi Manja, Minister i Drejtesise i cili ne adresimin e tij ne kete event  ndau gezimin e tij per marrjen e statusit te vezhguesit te Shqiperise ne Keshillin e Noteriateve te BE.

Ne fjalen e tij z. Manja theksoi qe per Shqiperine marrja e statusit te vezhguesit ne kete forum te larte ne Kontinent eshte nje arritje cilesore  e Notariatit tone pasi na sherben per shkembimin e njohurive dhe pervojave me anetaret e vendeve te Bashkimit Europian ne drejtim te lehtesimit te procedurave per qyetaret tane. Ministria e Drejtesise e ka mbeshtetur noteriatin shqiptar, si nje aktor te rendesishem te sistemit te Drejtesise, duke dhene te gjithe ndihmesen e saj qe ne veprimtarine noteriale te mbizoteroje parimi latin “lex est quod notamus”

Ne fjalen e tij Ministri i Drejtesise permendi edhe sfidat e dixhitalizimit qe ka cdo notariat i vendeve anetare te ketij forumi, ku ne kete fushe z. Manja pergezoi Dhomen Kombetare te Noterise per sistemin e vet elektronik NISA, i cili me mbeshtetjen e Ministrise se Drejtesise prezantohet sot si nje nga sistemet me modern dhe te avancuar ne fushen e noterise.

Ministri shprehu besimin qe me aneterasimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian, ky statusi i vezhguesit qe meret sot nga Notariati Shqiptar, do te konvertohet ne anetaresimin tone me te drejta te plota ne Keshillin e Notariateve te vendeve Europiane.

Ne fund z. Manja falenderoi sejcilin nga anetaret pjesemarres ne kete event per mbeshtetjen e palekundur qe i eshte dhene notariatit shqiptar, si dhe falenderoi znj. Sadushaj dhe stafin e Dhomes Kombetare te Noterise per punen e kyer e cila rezultoi me kete arritje te noterise sone per marrjen e statusit te vezhkuesit ne kete Keshill.   Ne kete mbledhje, u organizua edhe ceremonia zyrtare e pranimit te Notariatit Shqiptar me statusin e vezhguesit, ceremoni pas te ciles z. Fatmir Lacej pati dhe nje fjale pershendetese dhe falenderuese ne kete asamble.

Post Author: DHKN