Site Loader

Me datat 17.06.2025 dhe 24.06.2025 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi me teme “Roli i Noterit në Proceset Kadastrale dhe Ndërveprimi me Agjencinë e Kadastrës””, organizuar nga  Qendra Shqiptare e Notereve  ne bashkepunim me Zyren e Agjensise Shteterore te Kaastres, lektore  Jonida Brati, Drejtore  e Drejtorise Juridike  prane ASHK dhe Prof.Asc.Dr.Enkeleda Olldashi, Fakulteti Drejtesise, Tirane.

Ky trajnim kishte si objektiv rritjen e cilësisë së bashkëpunimit mes Noterëve dhe
Kadastrës përmes adresimit të problematikave të përsëritura.


-Mosrespektimi i afateve dhe pagesave sipas rregullores.
-Mungesa e certifikatave të pronësisë gjatë përgatitjes së akteve noteriale.
-Formulime të paqarta ose kontradiktore në kontrata që krijojnë pengesa në regjistrim.
-Dokumentacion i paplotë në kontratat e shitjes.
-Dëshmi trashëgimie pa klauzolë bashkëpronësie – mungesë përputhshmërie ligjore.
-Regjistrime të deklaratave për heqje dorë nga trashëgimia që nuk përmbushin kërkesat ligjore.
– Aplikime të ndara për të njëjtën pasuri – shkak për konflikte procedurale.
-Planet e rilevimit të pasakta ose të paplotë.
-Ngarkimi jo i plotë i dokumenteve në sistemin elektronik të ASHK-së.
-Vonesa në dorëzimin fizik të dokumentacionit nga ana e noterëve ose qytetarëve.

Ky trajnim u zhvillua me një pjesemarrje të gjerë dhe bashkëbisedime konstruktive në problematikën e punës së perditshme të noterëve.

Post Author: DHKN