Site Loader

Ne zbatim te marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Dhomes Kombetare te Notereve te Shqiperise dhe Keshillit te Larte te Notariatit Francez, me ftese te ketij te fundit, nga data 13 – 15 Nentor 2025 u zhvillua nje vizite zyrtare ne France i nje grupi pune i perbere nga 3 drejtore te drejtorive kryesore prane Agjencise Shteterore te Kadastres me pjesemarrjen edhe te perfaqesuesit te Dhomes Kombetare te Notereve.

Qellimi i ketij takimi ishte shkembimi i pervojes se kadastres shqiptare dhe asaj franceze me fokus ne raportet e kadastres me qytetaret dhe kadastres me noteret .

Ne takimin prezantues mori pjese dhe ambasadori i Shqiperise ne France z. Dritan Tola si dhe zonja Marguerite COSTA DE BEAUREGARD, Zevendes Drejtore per Europen Balkanique ne  Ministrine e Europes dhe Puneve te Jashtme .

Grupi pati vizita konkrete prane Kadastres Franceze ( sektorit te Parisit ) , me kompanine qe mbulon sistemin dixhital te veprimtarise noteriale ( ADSN) , u njoh me praktiken e punes se nje zyre noteriale ne raport me kadastren si dhe vizitoi banken monopol per kalimin e te gjitha shumave te notereve ne kuadrin e transaksione ( Caisse de Depot )

Gjate takimeve u theksua se ne France ekziston nje hartografi e miratuar per cdo meter katror dhe ne zona kadastrale te mirepercaktuara . Kadastra franceze mban lidhjet vetem me zyrat noteriale ne kuadrin e transaksione te ndryshme .

U ra dakort qe ndermjet dy kadastrave te nenshkruahet nje marreveshje bashkepunimi e me pas te kalohet ne projekte konkrete per zgjidhjen e problematikave ne vendin tone lidhur me regjistrimin e pasurive te paluajteshme.

Paris 15.11.2025

Post Author: DHKN