Nga data 10 -11 dhjetor 2025 zhvilloi punimet Keshilli i Notariateve te Vendeve te BE (CNUE)
Notariati shqiptar mori pjese ne kete takim me cilesine e vezhguesit. Ne diten e pare takimi ju kushtua 20 vjetorit te regjistrit europian te testamenteve , ku pat shume fjale pozitive per kete regjister dhe impaktin qe ka pasur ne te gjitha vendet europiane .
I pranishem ne event ishte dhe komisioneri i BE per drejtersine z. Mc Grath , me te cilin u zhvillua dhe nje takim ku u shpreh vullneti i notariatit shqiptar per te bere pjese ne CNUE si anetar, por edhe kerkesen per mbeshtetje me projekte te ndryshme qe noteret shqiptare te aftesohen per ti paraprire hyrjes se vendit ne BE.
Komisioneri vleresoi shume antaresimin tone ne regjistrin europian te testamenteve , si nje hap i rendesishem per hyrjen ne BE.
Ne takim u raportua per punen qe CNUE ka bere nga periudha e mbledhjes se fundit te pergjithshme si dhe grupet e punes .
Po ashtu u trajtuan probleme per ligjin mbi shoqerite tregtare, mbrojtjen e te rriturve si dhe reformat si dhe statutet e CNUE dhe rregullat e procedures.
Ne Asamble u bene dhe zgjedhjet e reja dhe perfaqesuesi i Maltes u zgjodh president i CNUE per nje mandat njevjecar qe pason presidenten nga Luksemburgu te CNUE .
Gjate Asamblese pata rastin te takohem edhe me presidentet e notariateve te Italise, Frances, Greqise dhe Spanjes dhe rame dakort qe nje delegacion i kryesuar nga presidenti i ri i Keshillit Kombetar te Notariatit italian te kryej nje vizite zyrtare ne Tirane ndersa notariati grek dhe ai spanjoll mirepret nje delegacion tonin ne mesin e shkurtit 2026 ne Greqi dhe ne fillim te marsit 2026 ne Spanje.
Fatmir LAÇEJ
Keshilltar i Pergjithshem UINL
BRUKSEL, 11 dhjetor 2025


