Me ftese te znj. Lorena Goxhobelli, Drejtoreshe e Pergjithshme e Agjensise Shteterore te Kadastres, Kryetarja e DHKN morri pjese ne takimin e organizuar nga ASHK te titulluar “Tryeza e Partneritetit”
Ne ftesen e mberitur ne emer te znj. Sadushaj, theksohet fakti qe : Roli dhe kontributi qe ju dhe institucioni i Dhomes ka dhene gjate ketij viti ka qene thelbesor per avancimin e proceseve te transformimit dhe permiresimit te sherbimeve kadastrale. Po aq thelbesore eshte edhe perspektiva dhe ekspertiza juaj per sfidat e radhes, ndaj ky takim perben nje mundesi per te diskutuar se bashku menyrat per te vazhduar bashkepunimin me Noteret.
Takimi u zhvillua ne ambjentet e Pallatit te Kongreseve diten e enjte, date 11 dhjetor 2025 dhe Dhoma Kombetare u perfaqesua nga Kryetarja e saj.
Ne “Tryezen e Partneritetit” aktoret, institucionet dhe partneret nderkombetare ndane arritjet dhe sfidat e ASHK-se, por mbi te gjitha synimin per te forcuar bashkepunimin dhe dialogun ne funksion te sherbimeve me te mira per qytetaret.
Ne nderhyrjen e saj gjate takimit, Znj. Sadushaj foli per bashkepunimin e vazhdueshem me kete Insitucion per faktin e thjeshte qe Agjencia Shteterore e Kadastres ka qene, vijon dhe do te jete nje nder partneret me te rendesishem te sherbimit noterial publik, per shkak te natyres se ngushte te nderveprimeve tona institucionale ne fushen e pasurive te paluajtshme.
Znj, Sadushaj ne fjalen e saj u ndal ne arritjet dhe sukseset ne bashkepunimin e Dhomes me Kadastren Shqiptare dhe ne vecanti theksoi se:
“Me vjen mire qe ASHK i eshte pergjigjur edhe nje kerkese te hershme te noterise shqiptare sa i takon dokumentacionit te gjeneruar pas nje aplikimi. Nje nga arritjet tona te perbashketa eshte ndarja ne dy dokumenta e pergjigjes fillestare te nje aplikimi: fletes se aplikimit dhe fatures financiare si titull ekzekutiv.
Kjo risi e qartesoi ndjeshem rolin e aplikuesit dhe te personit pagues, duke rritur transparencen dhe duke permiresuar menaxhimin e detyrimeve financiare.
Kjo arritje u be e mundur fale menyres se re me te cilen sistemi i noterit dergon te dhenat e paleve brenda aplikimit, duke mundesuar keshtu gjenerimin e dy dokumentave me dy titullare te ndryshem”
Nje vend te vecante ne fjalen e saj, znj. Sadushaj i kushtoi bashkepunimit te perditshem ne fushen e sistemeve tona dixhitale qe jane te ndervepruar dhe bashkeveprimi i tyre permiresohet kohe mbas kohe, si dhe ne fushen e organizimit te trajnimeve te perbashketa me Qendren tone te Trajnimit te Notereve.
Ne aspektin e sfidave qe kemi per te ardhmen, u theksua ne takim qe te dy insitucionet kane nje sfide te perbashket:
te dalim nga koncepti i dy sistemeve te ndara dhe te punojme drejt nje nderveprimi “end-to-end”, ku informacioni qarkullon pa nderprerje nga njeri institucion te tjetri.
Noteret mund te furnizojne gjate aplikimit te dhena qe i sherbejne Kadastres per gjenerim me te shpejte te fatures; njekohesisht, Kadastra mund te konsultoje aktet noteriale drejtperdrejt nga sistemi yne elektronik, duke garantuar autenticitetin dhe historikun e nje pasurie.
Takimi u mbyll me falenderimin e pjesemarresve perfaqesues te institucioneve dhe aktoreve kombetare dhe nderkombetare nga ana e Agjesise Shteterore te Kadastres, duke garantuar qe ky institucion do te vazhdoje te punojm me transparence dhe bashkepunim te plote per nje sherbim cilesor per qytetarin.


