Site Loader

Njoftim

Sot ne ambjentet e Ministrise se Drejtesise, Znj. Mimoza Sadushaj zhvilloi nje takim me Ministrin e Drejtesise z. Ulsi Manja.
Ministri i Drejtesise nenvizoi gjate takimit faktin qe per ata Notere qe nuk respektojne ligjin duke qene te perfshire ne afera apo qe nepermjet veprimeve te tyre behen pjese e fenomeneve negative te llojit korrupsion, fallsifikim apo konsumojne vepra te shkeljeve administrative apo me te renda, do te perballen me organet e specializuara te kontrollit apo strukturave te Ministrise se Drejtesise, me gjithe forcen qe i ngarkon ligji.
Znj. Sadushaj pasi uroi Ministrin e Drejtesise per detyren, parashtroi disa shqetesime dhe problematika te noterise shqiptare ne kuader të permiresimit te sherbimeve që i ofrohen qytetareve dhe bizneseve.
Gjate takimit u nenvizua nga ana e Kryetares se Dhomes disa shqetesime dhe problematika te hasura në zbatim të marreveshjes se lidhur me Agjensine Shteterore te Kadastres, ceshtje qe Dhoma Kombetare i ndjek ne vazhdimesi per uljen e kohes se sherbimit ndaj qytetarit si dhe per te permiresuar cilesine e sherbimit qe ofohet nga noteret.

Post Author: DHKN