Tema e Trajnimit | Çështjet/nën-çështjet | Periudha e zhvillimit dhe kohëzgjatja | Vendndodhja dhe numri i noterëve pjesëmarrës |
1. Parandalimi i pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmit | 1.Roli i noterit në luftën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. 2. Ndryshimet e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit kundër terrorizmit/ndryshimet e ligjit për noterinë/aktet nënligjore për kontrollin e aktivitetit të noterit. 3.Mënyra e identifikimit të rasteve RAD, kujdesi i treguar. 4.Mënyra e administrimit të të dhënave të subjekteve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dokumentacioni i detyrueshëm që duhet të administrojë noteri: Regjistri i Brendshëm, Aneksi 4, Analiza e rasteve të dyshimta, kontrolli paraprak, raportimi, rastet, problematike, etj. 5. Vlerësimi i riskut: Klient; Noter; Vend; * Sistemi i centralizuar për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave; *Sanksionet, embargot dhe listat e personave të shpallur; * Personat e Ekspozuar Politikisht; *Biznes vs përputhshmëri ligjore; *Vigjilenca e duhur & e zgjeruar; *Burimi i fondeve dhe burimi i pasurisë; *Kategorizimi sipas natyrës së biznesit; *Pronari i fundit përfitues; *Financimi i terrorizmit & treguesit kryesorë të rrezikut; *Analizimi i të dhënave financiare të klientëve; *Raportimi i rasteve të dyshimta RAD/RTD; Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. | 23 Mars – 07 Prill 2022 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Noterë |
2. Bashkëpronësia e Familjes Bujqësore | Bashkëpronësia midis anëtarëve të familjes bujqësore. Raste praktike. Koncepti i ligji 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”, Trajtimi i kodit civil 1994 mbi familjen bujqësore, ligji nr. 8337, datë 30.04.1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore livadheve dhe kullotave”. Raste praktike. Mënyra e krijimit, hyrja e anëtarëve të rinj dhe largimi nga familja bujqësore, prishja e familjes bujqësore. Ndërrimi i jetës së anëtarëve të familjes bujqësore ose të kryetarit të familjes bujqësore. Raste praktike.Trajtimi i identifikimit të bashkëpronarëve mbi familjen bujqësore, rastet e transaksioneve, pjesëtimit, dhurimit, shkëmbimit, etj. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. | 14 Prill- 07 Maj 2022 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve Notere |
3. Përgjegjësia administrative/civile/penale në veprimtarinë noteriale | Kuptimi i përgjegjësisë administrative/civile dhe penale në veprimtarinë noteriale. Pasojat dhe masat për shkeljet e konstatuara. Rastet praktike ku përfshihet secila prej tyre. Rastet e identifikimi të integritetit dhe besueshmërisë së noterit si dhe kontaktet e papërshtatshme të tij. Pasojat dhe masat për shkeljet e konstatuara. Raste praktike. Përgjegjësia administrative në ushtrim të veprimtarisë noteriale. Raste praktike. Përgjegjësia civile për mbulimin e shkaktimit të dëmit dhe rastet e shpërdorimit të detyrës. Hetimi i shkeljeve penale nga Prokuroria e zakonshme dhe SPAK. 6. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. | 11 Maj- 30 Maj 2022 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve Notere |
4. Mbrojtja e të dhënave personale | Roli i noterit në mbrojtjen e të dhënave personale 2.Mënyra e përpunimit të të dhënave personale, ruajtja e të dhënave personale, mjetet e detyrueshme për mbrojtjen e tyre në zyrat noteriale 3. Dhënia e informacioneve mbi aktet noteriale ose kopje të akteve noteriale institucioneve publike/shtetërore/private. 4. Mbledhja e informacioneve për klientët për shkak të kryerjes së veprimit/aktit noterial në portalin e administratës publike. 5. Rastet e shkeljes së mbrojtjes së të dhënave personale nga Noteri dhe pasojat juridike. 6. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. | 08 Qershor –28 Qershor 2022 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere |
5. Zbatimi i Ligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private në aktet Noteriale | 1. Noteri dhe e Drejta Ndërkombëtare Private. 2. Marrëdhëniet juridike private me elementë të huaj, në aktet noteriale 3.Normat e konfliktit dhe zbatimi i ligjit të huaj. Personat fizikë/juridikë. 4. Ligji i zbatueshëm mbi kontratat me elementë të huaj. 5. Ligji i zbatueshëm mbi të drejtën familjare. (marrëveshjet pasurore të bashkëshortëve/bashkëjetuesve/detyrimit për ushqim) 6. Ligji i zbatueshëm mbi trashëgiminë/dëshmi trashëgimie ligjore/testamentare. 7. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. | 30 Shtator – 30 Tetor 2022 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere |