Nga data 27 – 29 maj u zhvillua ne Mynih takimit i Komitetit Drejtues dhe Keshilli i Pergjithshem i UINL.
Ne takim moren pjese Presidentet e Dhomave te Noterise te 88 vendeve te botes si dhe keshilltaret e pergjithshem.
Notariati shqiptar ne kete takim u perfaqesua nga Zv/presidenti i Dhomes Kombetare te Noterise dhe njekohesisht Keshilltar i Pergjithshem i UINL z. Fatmir LAÇEJ.
Takimi ishte i karakterit teknik. U miratuan proces verbalet e takimeve virtuale te Asamblese se notariateve . U degjua presidenti i notariatit ukrainas dhe u vendos qe notariati i Ukraines te ndihmohet nga te gjitha vendet pjsemarrese te Unionit.
Po ashtu u degjuan raportet e notariateve te Kazakistanit dhe Uzbekistanit dhe pas diskutimeve u pranuan si anetare te rinj ne UINL.
Ne mbledhje pati raportime te notariateve si dhe te zv/presidentit per Europen, Ameriken, Azine dhe Afriken si dhe nga Komisioni i bashkepunimit nderkombetar, Komisioni Konsultativ , Komisioni i sigurimit shoqeror notarial, Komisioni I Deontologjise noteriale , Komisioni i te Drejtave te Njeriut, nga Zyra noteriale e perhershme e shkembimit nderkombetar si dhe nga grupet e punes se komisioneve per bashkepunimin me organizatat nderkombetare, per teknologjite e reja, per aktet autentike , per parandalimin e pastrimit te parave , per ligjin uniform te notariatit dhe per task forcen nderkombetare per civil law dhe common law.
Ne takim u raportua per buxhetin e Unionit dhe ju terhoq vemendja notariateve qe nuk kishin paguar kuotizacionin.
Ne mbledhje u degjuan dhe kandidatet per president i UINL si dhe zv/presidentet per Europen, Ameriken, Azine dhe Afriken , zgjedhjet per te cilet do te behen ne kongresin e 30 te UINL qe do te mbahet ne dhjetor 2022 ne Cancun, Meksike.
Ne mbledhje u prezantua dhe nje guide e hartuar nga UINL dhe FAO per drejtimin e pergjegjshem te prones dhe drejtesise preventive si guide per noteret dhe praktikuesit e tjere te administrimit preventive te drejtesise. Gjate mbledhjes z. LAÇEJ pati takime me presidenten e UINL, znj.Cristina Armella , presidentin e notariatit gjerman, italian , austriak, francez etj me te cilet u diskutua per bashkepunimin bilateral dhe premtuan se do te jene te pranishem ne kongresin tone te trete.