Site Loader

Tirane me 07.05.2024

Diten e sotme, ne mjediset e Agjensise se Inteligjences Financiare (AIF) eshte nenshkruar nje marreveshje e re bashkepunimi midis Dhomes  Kombetare te Noterise dhe AIF “Per menyren e Raportimit te Transaksioneve te Parase Fizike nga Noteret dhe dhenien e te drejtes se konsultimit te akteve ne sistemin NISA te Dhomes Kombetare te Notereve”

Ne takimin e organizuar per kete qellim ishin prezent znj. Mimoza Sadushaj Kryetare e DHKN, Znj. Ilirjana Tabaku anetare e Keshillit Kombetar te Noterise e ngarkuar per ndjekjen e problematikave te parandalimit te pastrimit te parave si dhe Znj. Miranda Xhemalçe, Kryetare e Deges Vendore te Noterise Tirane.

Ne fjalen e saj, znj. Sadushaj u shpreh se:

Pak dite me pare, ne Asamblene e Pergjithshme te Notereve kam raportuar per aktivitetin 1 vjecar te Dhomes se Noterise, duke u ndalur ne marredheniet institucionale qe Dhoma, por edhe te gjitha zyrat noteriale kane me Agjensi, Instiucione publike apo private, institucione me te cilat lidhet puna e sherbimit kombetar noterial.

Nje nga institucionet kryesore te permendura ne punen 1 vjecare te Dhomes ishte dhe Agjensia e Inteligjences Financiare, te ciles i eshte kushtuar nje rendesi e vecante ne marredheniet qe kemi si Dhome Kombetare.

Ne asamble eshte deklaruar qe sistemi yne elektronik, i ka dhene akses vetem dy Institucioneve, Ministrise se Drejtesise dhe Agjenisise se Inteligjences Financiare, qe per hir te se vertetes ka qene deri para pak kohes i vetmi institucion publik qe ka akses direkt ne te dhenat e Akteve dhe Veprimeve Noteriale ne platformen elektronike NISA.

Ky bashkepunim tashme disa vjecar me institucionin e Agjensise se Inteligjences Financiare, eshte ngritur ne nivel tjeter gjate periudhes se fundit nje vjecare, bashkepunim i cili formalizohet sot me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje shume te rendesishme per te dy palet.

Implementimi i kesaj marreveshjeje do te  permiresoje ne menyre te dukshme qasjen qe do te kene Drejtorite e Inspektimit dhe te Analizes se Inteligjences sone Financiare ne te dhena te aktivitetin noterial kombetar, aktivitet i cili tashme eshte totalisht i dixhitalizuar.

Synimi kryesor i kesaj marreveshjeje eshte raportimi ne forme automatike nga Noteret sa i takon Transaksioneve me Para Fizike, transaksione qe nga neser do te raportohen ne kohe reale nga  sistemi elektronik NISA drejt sistemit elektronik prites se Drejtorise se Pergjithshme te AIF.

Mbas nje pune disa mujore te stafeve teknike te dy institucioneve u arrit qe gjate prodhimit te aktit noterial nepermjet sistemit elektronik, noteri te regjistroje te gjitha te dhenat qe jane pjese e Aneksit 4 te Udhezimit nr. 29 te Ministrit te Financave “Për mënyrat dhe procedurat e raportimit të profesioneve të lira jo financiare”

Ne kete menyre, Noteret jane tashme te lehtesuar nga nje procedure manuale e kryer deri tani, procedure e cila perpara kesaj marreshjeje kerkonte qe mbas hartimit dhe perfundimit te nje transaksion noterial me palet prezent, Noteri te akesonte edhe njehere sistemin e parandalimit te pastrimit te parave per te kryer raportimin RTPF.

Noteri perpilon dhe permbyll nje akt noterial ne sistemin e vet elektronik, duke qene i sigurt qe aktet qe kane detyrim ligjor per tu raportuar do te raportohen automatikisht nga vete sistemi NISA.

Znj. Sadushaj nenivzoi se “Dukshem nepermjet kesaj zgjidhje, perfiton Noteri per lehtesi ne punen e vet , por edhe Agjensia te ciles do ti raportohen te gjitha aktet sipas te dhenave te mbledhura gjate drafitimit te aktit, me cilesi me te larte dhe ne kohe reale”

Nje element tjeter po kaq i rendesishem qe kemi zgjidhur se bashku eshte dhënia e të drejtës AIF-së të konsultojë aktet noteriale që regjistohen në platformen NISA.

Deri tani AIF ka patur akses dhe mund te konsultohej me nje set te te dhenave te Akteve ne kohe reale, gje e cila u permiresua me kete marreveshje duke ofruar mundesine qe inspektoriet e AIF te kete mundesi te shikojne, mbas konsensusit te Noterit edhe permbajtjen e plote te aktit noterial, te skanuar dhe te ngarkuar ne sistem.

Me keto zhvillime te rendesishme, ashtu si e ka bere deri tani Dhoma e Noterise vijon te mbeshtese punen e cmuar te Agjensise se Inteligjences Financiare duke e konsideruar qasjen tone si nje kontribut te vlefshem per daljen e Shqiperise nga lista gri persa i takon fenomenit te pastimit te parave.

Ne perfundim te fjales se saj, znj. Sadushaj falenderoi Drejtorin e Pergjithshem te AIF per mbeshtetjen qe i jep Dhomes Kombetare dhe Komunitetit te Notereve.

Ne fjalen e tij, Z. Koçi falenderoi per bashkepunimin znj. Sadushaj duke nenvizuar qe Dhoma Kombetare e Noterise eshte nje nga institucionet me bashkepunuese dhe me korrekte ne marredheniet me AIF, duke shpehur besimin qe marredhenia e te dy institucioneve do te zhvillohet ne te ardhmen ne te njejten fryme, me qellimin e vetem te permiresimit te punes sone te perbashket.

Ne fund te takimit u nenshkrua edhe marreveshja e re e bashkepunimit nga znj. Mimoza Sadushaj, perfaqesuese e Dhomes dhe z. Ervin Koçi, Drejtor i Pergjithshem perfaqesues i Agjensise se Inteligjences Financiare.

Post Author: DHKN