
“Forumi i parë i profesionëve të lira” u mbajt më 23 dhjetor në Tiranë dhe u fokusua në diskutimin e sfidave, mundësive dhe zhvillimeve të mëtejshme për profesionistët e lirë në Shqipëri. Pjesëmarrësit ishin profesionistë të ndryshëm nga sektore të ndryshme, si avokatë, arkitektë, inxhinierë, konsulentë dhe të tjerë, të cilët shkëmbyen eksperiencat dhe sfidat me të cilat përballen në tregun e punës.
Aktiviteti u zhvillua në një ambient të mbushur me profesionistë të fushës juridike, me moderimin e prof. asoc. Ersida Teliti, lektore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Nisma u prezantua nga organizatorët e forumit, z. Maksim Haxhia dhe z. Tedi Malaveci.
Në fjalën e tij prezantuese, z. Haxhia vuri theksin se ky hap i parë duhet të ndiqej nga një tjetër, krijimi i një unioni të përbashkët, ku të futeshin të gjitha organizatat dhe shoqatat e profesioneve të lira në Shqipëri. Hap që kërkonte një formalizim ligjor dhe statut të përcaktuar e të pranuar nga të gjithë ata që do ta përqafonin këtë nismë.
Në emër të ministrit të Drejtësisë, përshëndeti forumin z. Tedi Dobi, zv.ministri i Drejtësisë, i cili inkurajoi krijimin e një komuniteti më të gjerë me profesionistë të fushës së shërbimeve ndaj drejtësisë dhe shërbimeve të tjera të lira. Z. Dobi përcolli mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë për aktivitetin dhe hapat pasues që do ta ndjekin atë në ndihmë të forcimit të profesioneve të lira dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Jos Uitehaag, me cilësinë e zv.presidentit të UIHJ (Organizata Botërore e Funksionarëve Gjyqësorë), përshëndeti forumin në emër të UIHJ duke theksuar në veçanti rolin e përmbaruesit gjyqësor brenda sistemeve të drejtësisë, unioneve dhe organizatave me ndikim të spikatur në botë dhe veçanërisht në Evropë.
Forumi u mundësoi pjesëmarrësve një platformë për të diskutuar politikat e reja që mund të ndihmojnë në rritjen e mbështetjes për profesionistët e lirë, si dhe rëndësinë e legalizimit dhe formalizimit të këtyre profesioneve. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte dhe avancimi i kushteve të punës dhe mundësitë për të siguruar një mbështetje më të fortë për këtë kategori punonjësish, duke përfshirë mundësi për trajnime dhe certifikime të avancuara.

Dhoma Kombëtare e Noterisë u përfaqësua në këtë takim të rëndësishëm nga znj. Gentjana Brati, Zëvendës Kryetare, e cila referoi në këtë event temën “Noteri si garantor i sigurisë juridike”.
Në fund të forumit, pjesëmarrësit shprehën vullnetin për të krijuar një rrjet të fortë dhe bashkëpunues midis profesionistëve të lirë në Shqipëri, duke theksuar nevojën për më shumë bashkëpunim me shtetin dhe organizatat e tjera relevante.
Fjala e Znj. Brati në forumin e parë të profesioneve të lira.
_________________________________
I nderuar z. President i unionit nderkombetar te permbarimit z. Jos uhitdehaag .
I nderuar ZV Minister i Drejtesise,
I nderuar Avokati i Popullit,
Te nderuar kolege ;
Kam kënaqësinë që të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm, i cili vë në qendër profesionet e lira ligjore dhe rolin e tyre në ndërtimin e një sistemi drejtësie efikas dhe të besueshëm.
Roli i noterit, që unë kam nderin ta përfaqësoj, është që të garantojë sigurinë juridike në kryejren e akteve dhe veprimeve noteriale duke përfaqësuar interesat ligjore për qytetarët dhe bizneset në kryejren e detyrës që na ngarkon ligji ne noterëve .
Në veprimtarinë tonë, ne sigurojmë që çdo veprim dhe akt notarial i llojit kontratë dhe jo vetëm që është shumë e rëndësishme dhe që diskutohet, hartohet edhe nënshkruhet pranë zyrave noteriale të jetë sipas vullnetit të palëve, ligjërisht i saktë dhe i besueshëm me qëllim që aktet që nënshkruhen në zyrën e noterit të mos bëhen burim i konflikteve gjyqësore, por të jenë të sakta , të ligjshme , të paanshme duke pasur vlerë ligjore .
Kjo nuk është thjesht një përgjegjësi, por një mision për të përmbushur detyrën tonë në zbatim të legjislacionit aktual shqiptar, për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe interesat e shtetit dhe për të parandaluar konfliktet që mund të lindin nga paqartësitë ligjore.
Reforma në drejtësi ka sjellë një progres të ndjeshëm në forcimin e transparencës dhe standardeve të veprimtarisë sonë.
Një rol shumë të rëndsësishëm në përmirësimin e punës tonë luan bashkëpunimi i vazhdueshëm i DHKN se me Ministrine e Drejtesise, kontrollet periodike qe realizon kjo Ministri, Trajnimet e vazhdueshme qe behen nga DHKN ja , ku kemi patur nje mbeshtetje totale edhe nga Ministrise se Drejtesise dhe nga Insitucionet e tjera shteterore sic eshte Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave etj…
Unë dua që të cilësoj edhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi ne katër dhomat e profesioneve të lira gjë e cila ndikon pozitivisht në veprimarinë e cdo noteri, përmbaruesi, avokati apo ndërmjetësi.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë ta thellojmë bashkëpuimin që kemi dhe për këtë dua të falenderoj organizatorin e këtij takimi i cili organizoi këtë takim Z. Malaveci,, duke e siguruar për një bashkëpunim të fortë mes institucioneve dhe profesioneve të lira për të garantuar që reformat të ruajnë qëndrueshmërinë dhe ndikimin e tyre pozitiv, për të arritur që ne së bashku duke kryer denjesisht detyrën tonë, me korrektesë dhe profesionalizëm të ngremë problemet , ti konsultojmë ato, dhe të arrijmë të gjejmë zgjidhjen e tyre me qëllim që shërbimet tona të jenë sa më cilësore ndaj qytetarit dhe Insitucioneve shtetërore në bashkëpunim me këto të fundit .
Noteria si funksioni publik i “deleguar”, qëllimi i të cilit është që të realizohet një shërbim te pavarur, te paanshëm, profesional e konfidencial në autentifikimin e një kategorie mjaft të rëndësishëm veprimesh juridike, ka bere qe ligji ti jap “besim publik” aktit noterial duke i njohur atij fuqi të plotë provuese mbi të dhënat që pasqyrohen në akt, gje qe eshte sanksionuar edhe piken 1 te nenit 94 te ligjit 110/ 2018 “Per Noterine” qe parashikon 1. Aktet noteriale të hartuara në pajtim me ligjin, kanë fuqinë e akteve autentike.
Gjithashtu akti noterial si nje akt qe përpilohet nga nje person që ushtron veprimtari publike, ka fuqinë provuese te nje akti zyrtar te parashikuar nga neni 253 te Kodit te Procedures Civile dhe konkretisht nese akti noterial eshte përpiluar brenda kufijve të kompetencës dhe në formën e caktuar ai do perbeje prove me fuqi te plote provuese 1) mbi deklarimet e bëra përpara noterit , 2) mbi faktet që kanë ngjarë në prani të tij ose 3) veprimet e kryera prej prej tij.
Ky besim publik dhe fuqi provuese qe ligji i ka dhene dhe njohur aktit noterial garanton ne vetvete parimin e sigurisë juridike ne qarkullimin civile dhe sidomos te sendeve te paluajshme dhe te te drejtave dhe garancive reale mbi to, pasi per kryjen e veprimit juridik te tjetërsimit te te cilave kërkohet si kusht vlefshmërie forma shkresore e aktit noterial.
Sigurisa juridike ne qarkullimin civile perben ne vetvete nje interes publik pasi sa me i sigurt te jete dhe te ndodhi qarkullim civil i sendeve aq me shpejt rritet e ekonomia e nje vendi, bazuar mbi vete qarkullimin civil.
Dhe ne kete aspekt shërben edhe ndihmon edhe vete funksioni publik i noterisë i rregulluar me ligj, ku ligji nëpërmjet formaliteteve të kërkuara per kryerjen e nje akt dhe veprimi noterial garamton qe vullneti i palëve në një veprim juridik siç është ai i tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme te jete i pavesuar, i ligjshëm dhe i plotë, duke garantuar ne kete meyre edhe parimin e sigurise juridike ne qarkullimin civil.
Ju falenderoj të gjithëve për vëmendjen ,
Ju uroj Punë të mbarë dhe gëzuar festat e fundvitit;