
Këshilli Kombëtar i Noterisë, në mbledhjen e datës 28.02.2025 miratoi kandidaturën e Prof. Asc. Dr. Rezana Konomi për Drejtore të Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve.
Znj. Konomi ka një eksperiencë të gjatë në fushën e mësimdhënies, si lektore në Fakultetin e Drejtësisë. Aktualisht, ajo ushtron aktivitetin e saj në postin e Trajnueses pranë Shkollës së Magjistraturës.
Për një periudhë 6-vjeçare, nga viti 2015 deri në vitin 2021, Znj. Konomi ka mbajtur pozicionin e Dekanes pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, dhe ka dhënë kontributin e saj si lektore në lëndët: “E Drejta Familjare”, “E Drejta e Konkurrencës” dhe “Prokurimi Publik”.
Në eksperiencën e saj të gjatë të punës, Znj. Konomi ka mbajtur disa pozita të rëndësishme si eksperte ligjore në institucione të pavarura dhe aktualisht është Komisionere pranë Autoritetit të Konkurrencës, e emëruar me dekret nga Presidenti i Republikës për një mandat të dytë pesëvjeçar.
Znj. Konomi mban gradën “Doktore Shkencash” dhe titullin “Profesore e Asociuar” në fushën e Antropologjisë Juridike.
Në linkun më poshtë do të gjeni CV të Drejtoreshës së Qëndrës Shqiptare të trajnimit të Noterëve.