Site Loader

Në zbatim të ligjit nr.110/2018 “Për Noterinë” i ndryshuar, “Rregullores së Qendrës Shqiptare të trajnimit të noterëve” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtesisë nr.345, datë 15.10.2020), si dhe neni 9, pika 7 e Rregullores së Programit të Detyrueshem të Formimit Vazhdues per Noterë” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtesisë nr.344, date 15.10.2020), Qendra Shqiptare e Trajnimit të noterëve, prezanton:

                       Kalendarin Vjetor i Organizimin të Trajnimeve të formimit detyrues vazhdues për noterë, per vitin 2025

Modalitetet e organizimit te trajnimeve sipas kalendarit të mëposhtëm:

  1. Trajnimet do të organizohen nga Qendra  në bazë të kalendarit vjetor të miratuar nga MD, duke përcaktuar axhendën për çdo trajnim, mbi bazën  e temave paraprake të miratuar sipas kalendarit. Periudha e trajnimit do të mbetet fleksibël në varësi të kohës dhe angazhimit të
  2. Axhenda për çdo ditë trajnimi do të permbajë: temen e trajnimit, çështjet dhe nënçështjet përkatëse, aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilën do te zhvillohen çështjet, kohëzgjatjen për çdo séancë trajnimi, kreditet përkatëse, etj.
  3. Numri i noterëve pjesëmarrës për çdo ditë trajnimi do të përcaktohet në bazë të kapaciteteve që ka qendra si dhe kushteve që na mundësojne zhvillimin e saj në mënyrë komode, që të ketë mundësi që secili pjesëmarrës të dëgjohet dhe të diskutojë lidhur me problematikat përkatë
  4. Materialet trajnuese dhe çdo dokument tjetër lidhur me trajnimin i përgatitur nga trajneri/ët ose i përcaktuar nga Qendra, do të shpërndahen për pjesëmarresit para ose pas trajnimit.
  5. Noterët do të pajisen me çertifikatë ku do të referohen kreditet e marra gjate vitit kalendarik.

 

model kalendari vjetor per trajnimet. viti 2025


DHOMA KOMBËTARE E NOTERISË

QENDRA        SHQIPTARE   E   TRAJNIMIT   TË   NOTERËVE                            

Adresa: Rruga Nikolla Tupe, Pallati nr. 7, Tirane, email: qshtn@nisa.al. web: www.notariati.nisa.al


Nr.      Prot. Tiranë,

    /  / 2025


Lënda: Mbi miratimin e kalendarit vjetor për organizimin e trajnimeve të formimit detyrues vazhdues për Noterë, për vitin 2025.

Dhomës Kombëtare të Noterisë

Tiranë

Në zbatim të ligjit nr.110/2018 “Për Noterinë” i ndryshuar, “Rregullores së Qendrës Shqiptare të trajnimit të noterëve” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtesisë nr.345, datë 15.10.2020), si dhe neni 9, pika 7 e Rregullores së Programit të Detyrueshem të Formimit Vazhdues per Noterë” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtesisë nr.344, date 15.10.2020), Qendra Shqiptare e Trajnimit të noterëve, i dërgon Këshillit të Dhomës Kombëtare të Noterisë kalendarin vjetor “Për miratimin e kalendarit vjetor për organizimin e trajnimeve të formimit detyrues vazhdues për noterë, per vitin 2025”, i cili dërgohet më pas për miratim Ministrit të Drejtësisë.

Bashkëlidhur gjeni kalendarin e temave të trajnimit. Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin,


DREJTOR EKZEKUTIV Rezana (KONOMI) PEROLLA


Tema e Trajnimit

Çështjet/nën-Çeshtjet

Periudha e zhvillimit dhe

kohëzgjatja

Vendndodhja dhe numri i noterëve pjesëmarrës

1.“Raportimi i RAD;

– Gjetjet nga ndërveprimi NISA – AIF në lidhje me RTPF

Parandalimin e pastr imit të parave dhe financimit të terroriz mit”

  1. Çmimi i shitjes i detyrueshëm për një analize rrisku ose një raportim të detyrueshëm.

  2. A mundet noteri(meqënese nuk ka një parashikim ligjor për shumën), të vendosë një nivel ma ksimal të vlerës si detyrim për raportim.

  3. Seti i dokumentacionit që duhet të kërkohet për një transaksion në vlerë të konsideueshme.

  4. Roli i bankës si nje garanci në lidhje me cmimin e shitjes, pavarësisht vlerës së madhe, si një

institucion investigues, përpara kryerjes së transakasionit dhe a ës htë banka një filtër për shumën n ë

llogari.

  1. Çmimi i shitjes depozitohet në bankë dhe blerësi është klient i bankës prej vitesh,

    roli i noterit në raste të tilla.

  2. Raportimi i rastit pas kalimit të afatit nga noteri kur është

    vënë në dijeni të një rrethane të re, rrethanë e cila nuk u evidentua

    gjatë hartimit të aktit noterial.

  3. Raportimi ose analiza në një transaksion dhurimi,kur palët janë anëtar të një familjeje.

  4. Kontratat e dhurimit midis palëve që krijojnë një dyshim për këtëveprim,seti dokumentacionit që dotëkërkohet dhe analiza që duhetkryhet nga noteri për sa kohë që nuk lëvrohen para për transaksionin.

  5. Roli i DPP për të mundësuar këshillime në rastet kur noteri nuk

    është i bindur nëse duhet ta raport ojë ose jo transaksionin.

  6. Masat shtrënguese që duhet të marrin noterët në zbatim të ligjit Nr. 72/ 2019 përveç njohjes dhe përditësimit të listës dhe verifikim it

    të çdo klienti para se të kryeje tran saksionin .

  7. Metodologjia kur transaksioni

Muaji Prill me kohëzgjatje Maj,Qershor Kredite 5

Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve

50 Noterë


bëhet në oren 5 të ditës së premte, ditë të shtunë ditë të diele, ditë pushimi zyrtar për një RAD, form a

që duhet të ndjekë noteri kur rapor timi në faqe është mbyllur.

– Raste të praktikës noteriale dhe raportet me DPP.

Lidhur me :Masat kundër financi mit të terrorizmit dhe masat shtrënguese ndërkombëtare ceshtj et qe do te trajtohen :

  • Çfarë pritet nga noterët në kët ë drejtim?

  • Mjetet dhe rrugët më të efekti ve për tu përdorur;

  • Shembuj dhe praktika nga vep rimtaria e noterëve për të siguruar implementim të këtyre kërkesave;

  • Nevoja për përmirësim, përdor im shtesë të mjeteve teknologjike dhe

burimet njerëzore për një sistem efektiv.

  • Bashkëpunimi me AIF:

  • Pritshmëritë e AIF;

  • Si funksionon një inspektim n ë vend/ distancë?

  • Çfarë duhet të dijë dhe të përg atisë një noter?

  • Sfidat dhe masat që duhet

pasur në vëmendje për përmirësimin e situatës.



2 Ligji Nr. 124/2024 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE

PERSONALE”, risite dhe perspektiva.

  1. Detyrimet ligjore per noterin si perpunues dhe administrator i te dhenave personale.

    Ndryshimi ndërmjet të dhënave personale dhe të dhënave sensitive.


  2. Mënyra e ruajtjes dhe asgjesimit te dokumentave si dhe te përpunimit të të dhënave personale ( arkivat fizike dhe digjitale).

    Komunikimi me palet ne veprimet noteriale dhe me palet e treta,

    Shkeljet, pergjegjesit dhe pasojat juridike per noterin si funksionar publik.

  3. Nxjerrja nga arshiva e kopjeve të akteve noteriale/ekstrakteve të

Muaji Prill-Maj

5 kredite

Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve

50 Notere


tyre. Personat legjitim që kërkojnë akte noteriale. Rastet e

refuzimit të kërkesave të tilla.


  1. Menyra e informimit dhe informacionet mbi aktet noteriale te kerkuara nga institucionet publike/shtetërore/private ( si: Drejtoria Rajonale Tatimore, Drejtoria e pastrimit te Parave, Policia e Shtetit, Hetimi Tatimor, gjykata, prokuroria, mediave televizive, emisioneve të ndryshme investigative, etj.). Menyra se si do te percillet informacioni tek subjektet qe e kerkojne.


  2. Dallimi ndërmjet të drejtës për informim dhe mbrojtjes së

    të dhënave personale. Detyrimi per zbatim dhe rastet e refuzimit nga ana e noterit.


  3. Mbledhja e te dhenave për shkak të kryerjes së veprimive noteriale në portalin e administratës publike

e-Albania. Procedura e administrimit te dokumentacioneve, pasojat nga keqperdorimi i tyre, raste praktike.


7.Reforma e Bashkimit Europian per mbrojtjen e te dhenave personale.

Ndryshimet teknologjike pasojat mbi mbrojtjen e te dhenave personale.



3."Roli i Noterit në Proceset Kadastrale dhe Ndërveprimi me Agjencinë e Kadastrës"

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e noterëve në proceset kadastrale. Ndryshimet e fundit në legjislacion dhe ndikimi i tyre në veprimtarinë noteriale. Trajtimi i rasteve / çështjeve (konflikte kufitare, pasuri e paluajtshme e paregjistruar, etj.).

  2. Përdorimi i Platformave Elektronike. Procedurat online për dërgimin e dokumenteve dhe komunikimin me ASHK.

  3. Analiza praktike e rasteve komplekse (ndarje pasurie, trashëgimi, shkëmbime toke, etj.).Diskutim për sfidat më të shpeshta dhe zgjidhjet e tyre.

Muaji qershor- Korrik

5 kredite

Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve

50 Noterë

4. Instituti i Trashëgimisë në te drejtën shqiptare dhe aspektet ndërkombëtare

  1. Instituti i trashëgimisë: Trashëgimia testamentare rëndësia dhe efektet juridike të testamentit. –

    Trashëgimia ligjore sipas Kodit Civil.

  2. Hartimi i testamentit noterial, ollograf, i posaçëm, etj.; hyrja në fuqi, revokimi i testamentit, shkaqet e pavlefshmërisë testamentare, çelja e procesverbalit të testamentit.

  3. Kufizimet dhe të drejtat në trashëgim. Përjashtimi nga trashëgimia: (padenjësia, veprime kundër testatorit, rezerva ligjore, legu,barra,kujdestaria, personat e

    e paaftë për punë dhe në ngarkim të trashëgimlënësit, etj.

  4. Trashëgimia në Kontekst Ndërkombëtar

Testamentet e hartuara dhe depozituara jashtë vendit nga shtetasit shqiptarë; testamente

të hartuara dhe depozituara nga

Muaji Shtator- Tetor

5 kredite

Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve

50 Noterë


shtetas të huaj në zyrën noteriale në Shqipëri.

5.Zbatimi i së drejtes ndërkombëtare private në çështjet e trashëgimisë. Dokumentet e nevojshme dhe kompetenca e noterit/gjykatave.

Procesi i regjistrimit dhe shpërndarjes së pasurisë. Ankimi ndaj vendimeve të trashëgimisë.

Shembuj nga praktika noteriale dhe gjykata shqiptare.

6. Studime/ raste dhe jurisprudencë. Analiza e rasteve konkrete të palëve në mosmarrëveshje për trashëgiminë.

Vendime gjykatesh që kanë formuar precedente në të drejtën shqiptare.

5. Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore, legjitimimi i kërkuesit, baza ligjore, kompetenca territoriale, administrimi i dokumentacionit, rrethi i trashëgimtarëve, legjislacioni i zbatueshëm, përfshirja e bashkëshortit të prezumuar si trashëgimtar ligjor në pasurinë e përfituar gjatë

martesës; heqja dorë nga e drejta e trashëgimisë, pjesët takuese, vendimi, hyrja në fuqi, e drejta e ankimit.

Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate.

Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private



5. Përfaqësimi si Institut i Veçantë i së Drejtës Civile

  1. Kuptimi dhe natyra juridike: Përfaqësimi si mekanizëm për kryerjen e veprimeve juridike në emër të tjetrit.

    Dallimi midis përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe jo te drejteperdrejte.

  2. Roli i noterit ne verifikimin e autorizimeve për përfaqësim në aktet noteriale. Trajtimi i përfaqësimit në kontratat dhe aktet e tjera juridike.


  3. Përfaqësimi dhe pasojat ndaj të tretëve efektet juridike. Veprimet e përfaqësuesit si të vlefshme ndaj palëve të treta, nëse plotësohen kushtet ligjore. Përgjegjësia e përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit për shkelje të detyrimeve.


  4. Përfaqësimi i të miturve, të papunëve ose personave me aftësi të kufizuar nga kujdestarët/tutorët. Roli i noterit në kontrollin e dokumenteve përkatëse (vendime gjykate, certifikata familjare).


  5. Llojet e perfaqesimit si dhe trajtimi i tyre ne raport me institute te

tjera te se drejtes.Veprimet qe nuk mund te kryhen me perfaqesim. Kuptimi i nenit 67 te Kodit Civil dhe cilat mund te jene rastet qe parashikon kjo dispozite.

Studime, raste nga praktika noteriale dhe gjyqësore. Vendime që sqarojnë kufijtë e përfaqësimit të vlefshëm.



Muaji Nentor- dhjetor

5 kredite

Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve

50 Noterë

Modalitetet e organizimit te trajnimeve sipas kalendarit të mësipërm:

  1. Trajnimet do të organizohen nga Qendra në bazë të kalendarit vjetor të miratuar nga MD, duke përcaktuar axhendën për çdo trajnim, mbi bazën e temave paraprake të miratuar sipas kalendarit. Periudha e trajnimit do të mbetet fleksibël në varësi të kohës dhe angazhimit të trajnuesit.

  2. Axhenda për çdo ditë trajnimi do të permbajë: temen e trajnimit, çështjet dhe nëështjet përkatëse, aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilën do te zhvillohen çështjet, kohëzgjatjen për çdo séancë trajnimi, kreditet përkatëse, etj.

  3. Numri i noterëve pjesëmarrës për çdo ditë trajnimi do të përcaktohet në bazë të kapaciteteve që ka qendra si dhe kushteve që na mundësojne zhvillimin e saj në mënyrë komode, që të ketë mundësi që secili pjesëmarrës të dëgjohet dhe të diskutojë lidhur me problematikat përkatëse.

  4. Materialet trajnuese dhe çdo dokument tjetër lidhur me trajnimin i përgatitur nga trajneri/ët ose i përcaktuar nga Qendra, do të shpërndahen për pjesëmarresit para ose pas trajnimit.

  5. Noterët do të pajisen me çertifikatë ku do të referohen kreditet e marra gjate vitit kalendarik.

Post Author: DHKN