Site Loader

Ne date 15.04.2025 dhe 17.04.2025 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi me teme “Ligji  Nr. 124/2024  “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, risite dhe perspektiva”, organizuar nga  Qendra Shqiptare e Notereve  ne bashkepunim me Zyren e Komisionerit Per Mbrojtjen e te Dhenave Persona, lektore  Znj. Besa  TAUZI.

Ky trajnim kishte si qellim informimin lidhur me Ligjin dhe ndryshimet e kuadrit ligjor ne kete fushe  dhe specifikisht me detyrimet ligjore te noterit,  lidhur me të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjatë seancës, u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë si:

-Detyrimet ligjore  per noterin si  perpunues dhe administrator i te dhenave personale.

-Mënyra e ruajtjes dhe asgjesimit te dokumentave si dhe te përpunimit të të dhënave personale ( arkivat fizike dhe digjitale).

-Nxjerrja nga arshiva e kopjeve të akteve noteriale/ekstrakteve të tyre.

-Menyra e informimit dhe informacionet mbi aktet noteriale te kerkuara nga institucionet publike/shtetërore/private

-Dallimi ndërmjet të drejtës për informim dhe mbrojtjes së të dhënave personale..

– Mbledhja e te dhenave  për shkak të kryerjes së veprimive noteriale në portalin e  administratës publike e-Albania.

 –  Reforma e Bashkimit Europian per mbrojtjen e te dhenave personale.

Trajnimi per vete tematiken kishte  interes  nga noterët dhe seanca u zhvillua  si nje proces interaktiv me fokus risite dhe perspektiven. nderveprimin institucional publike/shtetërore/private në sherbimin e noterit si funksionar publik.

Post Author: DHKN