Site Loader

Me date 5 dhe 9 qershor 2026 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi me teme “Kontrata e Sipërmarrjes dhe dallimi nga Kontrata e Porosisë – Roli i Noterit dhe problematikat në procesin e regjistrimit te kontrates se sipermarrjes dhe lejes se ndertimit  në Kadastër”, organizuar nga  Qendra Shqiptare e Notereve  ne bashkepunim me Zyren e Agjensise Shteterore te Kadastres, lektore  Jonida Brati, Drejtore  e Drejtorise Juridike  prane ASHK Tirane.

Temat kryesore qe u trajtuan:

1-Kontrata e Sipërmarrjes, Koncepti dhe elementët përbërës

 -Tipologjitë më të shpeshta në praktikën noteriale

 -Elementë që nuk duhet të mungojnë në kontratë

 -Rëndësia e saktësisë juridike në aktet noteriale

 -Roli i noterisë në garantimin e ligjshmërisë, transparencës dhe sigurise  juridike

 2-Dallimi ndërmjet kontratës së sipërmarrjes dhe kontratës së porosisë

 -Evidentimi i problemeve reale të hasura nga ASHK ne procesin  e regjistrimit  dhe analiza e rasteve tipike    të refuzimit

 3-Modele orientuese kontratash/ Check-list për noterët

 4-Raste nga praktika gjyqesore

Trajnimi u zhvillua si nje proces interaktiv duke analizuar problematika te ndryshme  dhe me  interes te gjere nga noterët. Ky ishte trajnimi i pare me kete teme me Degen vendore Korce/Gjirokaster dhe Shkoder.

Post Author: DHKN