Në datat 12-14 qershor 2024, në ambientet e Piramidës së Tiranës u zhvillua Panairi “Global Real Extate 2024”, organizuar nga Klik Ekspo Group dhe NAREA, me pjesëmarrjen e subjekteve dhe agjencive të shumta që veprojnë në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Dhoma Kombëtare e Noterëve u prezantua në një hapësirë të dedikuar për pritjen e vizitorëve, duke dhënë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta, njohjes së legjislacionit shqiptar për noterinë dhe shpjegimit të rolit të noterit për kryerjen e transaksioneve të pasurive të paluajtshme. Kjo mundësi i shërben publikut për të njohur më mirë figurën e noterëve në përgjithësi dhe veçanërisht funksionin që ata përfaqësojnë në një sektor të tillë në zhvillim.
Tiranë më 15.06.2024