Site Loader

Ne datën 20 maj 2026, ne ambjentet e Hotel Xheko Imperial u organizua konferenca rajonale me teme “Roli i Noterit ne Ligjin per Kompanite” me pjesemarrjen e te ftuarve nga Dhomat e Noterise se vendeve te Ballkanit Perendimor, Institucioneve te Ministrise se Drejtesise, Agjensise se Inteligjences Financiare si dhe me te ftuar nga Ambasada Gjermane.

Konferenca kishte pe qellim te vleresonte nga te pranishmit dhe nga organizatoret zhvillimin aktual dhe te ardhshëm te së drejtës së shoqërive tregtare të BE-së dhe detyrat e noterëve sipas legjislacionit aktual evropian dhe gjerman për parandalimin e pastrimit të parave me një fokus të veçantë në strukturat e korporatave, komunikimin elektronik dhe vërtetimin në distancë në të drejtën e shoqërive tregtare.

Gjithashtu një sesion i posacem ju dedikua pjesëmarrësve per te ndare perspektivën e tyre specifike kombëtare në fushën e së drejtës së shoqërive tregtare.

Takimi u hap nga znj. Mimoza Sadushaj, Kryetare e Dhomes Kombetare te Noterise e cila ne fjalen e saj pershendetese u ndal edhe ne disa aspekte te cilat me tej u diskutuan nga lektoret dhe te pranishmit ne kete konference.

Znj. Sadushaj nenvizoi ne fjalen e saj se:

“Ballkani eshte nje rajon qe ka njohur histori komplekse, transformime te medha dhe sfida te perbashketa, por eshte po aq nje hapesire ku lidhjet njerezore, kulturore dhe profesionale kane mbetur gjithmone te forta.

Tema qe na bashkon sot eshte veçanerisht e rendesishme per te ardhmen e marredhenieve tregtare dhe te sigurise juridike ne rajonin tone. Perfshirja e notereve ne krijimin dhe funksionimin e shoqerive tregtare perben nje element thelbesor te sigurise juridike ne shume vende europiane”.

(Fjala e plote e znj. Sadushaj ne fund te ketij artikulli me poshte)

Me tej konferenca vijoi me komentet hapese dhe adresimin e Dhomes Federative te Notereve Gjermane, ku z. Lovro Tomasic, noter u perqendrua ne mbeshtetjen dhe bashkepunimin qe Notere Gjermane i kane dhene te gjitha noterive te vendeve te ballkanit, dhe vecanerisht ne ndihmen e cmuar te ketij instituiconi per Dhomen Kombetare te Noterise se Shqiperise.

Konferencen e pershendeten ne sesionin mikprites te saj edhe  Dr. Stefan Pürner, nga Fondacioni Gjerman per Bashkepunimin Legal Nderkombetar IRZ si dhe perfaqesuesja e Ambasades se Republikes Federative te Gjermanise ne Shqiperi.

Temat kryesore te trajtuara ne kete konference ishin ato te:

  • Roli i Noterëve në të Drejtën Gjermane të Shoqërive Tregtare
  • Komunikim Elektronik me Regjistrat Tregetare prane Gjykatave Gjermane
  • Autentifikim në Distancë

Referant Dr. Lovro Tomasic nga Dhoma Federative e Notereve Gjermane

  • Themelimi i Korporatave në Shqipëri dhe Roli i Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Noterëve në Shqipëri

Referant Prof.Asc.Dr. Enkeleda Olldashi, Fakulteti Drejtesise, Tirane

  • Parandalimi i Pastrimit të Parave në të Drejtën Evropiane të Shoqërive

Referant Dr. Maximilian Wosgien, LL.M. /  Dr. Lovro Tomasic, Dhoma Federative e Notereve Gjermane

  • Parandalimi i Pastrimit të Parave në Republikën e Shqipërisë dhe Roli i Noterëve si “Gatekeepers”

Referant, z. Agim Muslia, Agjensia e Inteligjences Financiare, Shqiperi

  • Zhvillimet e fundit të legjislacionit të BE-së në të Drejtën e Shoqërive Tregtare, duke përfshirë propozimin për një EU Inc.

Referant Dr. Maximilian Wosgien, LL.M. Dhoma Federative e Notereve Gjermane

Gjate pjeses se mbasdites, konferenca vijoi me prezantimet nga delegacionet nga vendet e Ballkanit Perendimor ku per pjesemarresit u paraqiten eksperiencat e Noterive te ketyre vendeve ne drejtim te rolit te notereve ne regjistrimin dhe krijimin e shoqerive tregetare apo atyre aksionere.

Konferenca u permbyll me panelin e fundit te moderuar nga znj. Mimoza Sadushaj dhe z. Lovro Tomasic te titulluar: “Roli i Drejtësisë Parandaluese në të Drejtën e Shoqërive Tregtare”

Ne nderhyrjen e saj ne kete panel, znj. Sadushaj nenvizoi se:

Ne praktiken tone te perditshme, ne konstatojme se nje pjese e konsiderueshme e konflikteve tregtare burojne nga mungesa e qartesise ne aktet themeluese, nga formulime te pasakta statutore, nga mosidentifikimi i sakte i kompetencave te organeve drejtuese apo nga mungesa e nje kontrolli juridik cilesor ne momentin e krijimit apo ndryshimit te shoqerive tregtare.

Pikerisht ne kete moment nderhyn roli parandalues i noterit. Pervoja shqiptare ka treguar se perfshirja profesionale e noterit ne hartimin, verifikimin dhe certifikimin e akteve te shoqerive tregtare ndihmon ne shmangien e shume problematikave qe me pas perfundojne ne procese gjyqesore apo konflikte te gjata mes ortakeve dhe aksionareve.

Gjate moderimit, Kryetarja e Dhomes Kombetare te Noterise ne lidhje me problematikat me Qendren Kombetare te Bizesit konkludoi qe:

Noteret sot marrin ne kohe reale te dhena nga Qendra Kombetare e Bizensit, te dhena qe i integrojme ne aktet tona noteriale. Me te njejtin kanal komunikimi, ne fare lehte mund te regjistrojme prane regjistrit elektronik te bizneseve aktet noteriale qe kane te bejne me te dhena te kompanive tregetare, atyre aksioneve apo fondacioneve dhe shoqatave shqiptare.

Tashme nje model suksesi e kemi, ate te regjistrimit te akteve noteriale prane regjistrit elektronik te pasurive te paluajteshme, nepermjet  dergimin ne menyre automatike te dokumentit dixhital prane Agjensise Shteterore te Kadastres, akt i cili ka te integruar edhe firmen elektronike te Noterit te autentifikuar nga Agjensia Kombetare e Shoqerise se Informacionit.

Ne te njetjen forme, procesi i regjistrimit te shoqerive tregetare prane QKB mund te thjeshtohet akoma me teper, dhe ketu noteri jo vetem mund te hartoje aktin notarial te themelimit, anekse te ndryshme dhe ndryshime te ketyre akteve, por edhe mund ti regjistroje ato fare lehte prane Qendres Kombetare te Biznesit

Moderimi i  Prof. Dr. Asoc Enkelejda Olldashi beri te kuptohet qarte ky rol jo vetem ne garantimin e sigurise juridike por edhe parandalimin e pastrimit te parave nepermjet ketij funksioni .

Ne fund Z. Fatmir LAÇEJ, Keshilltar i Pergjithshem prane Unionit Boteror te Notereve ( UINL ) paraqiti nismen e Dhomes Kombetare te Noterise se Shqiperise per krijimin e Forumit te Notariateve te Europes Juglindore.

————————————————————

Adresimi dhe fjala e mireseardhjes e Kryetares se Dhomes Kombetare te Noterise te Shqiperise si organizuese e konferences rajonale.

Te nderuar perfaqesues te institucioneve te drejtesise,

E nderuar perfaqesuese e Ambasades se Republikes Federale te Gjermanise,

Te nderuar perfaqesues te Fondacionit Gjerman per Bashkepunimin Legal Nderkombetar IRZ

Te nderuar perfaqesues te Dhomes Federative te Notereve Gjermane

Te nderuar kolege notere nga vendet e rajonit,

Te nderuar miq dhe pjesemarres,

Kam kenaqesine e veçante qe, ne emer te Dhoma Kombetare e Noterise se Shqiperise, t’ju uroj mireseardhjen ne Tirane, ne kete konference rajonale kushtuar rolit te noterit ne te drejten tregtare dhe zhvillimeve moderne te se drejtes se shoqerive tregtare.

Prania juaj sot eshte nje vlere e shtuar per kete aktivitet, jo vetem per nivelin profesional qe perfaqesoni, por edhe per frymen e bashkepunimit rajonal qe kjo konference misheron.

Ballkani eshte nje rajon qe ka njohur histori komplekse, transformime te medha dhe sfida te perbashketa, por eshte po aq nje hapesire ku lidhjet njerezore, kulturore dhe profesionale kane mbetur gjithmone te forta.

Edhe noterite tona, pavaresisht sistemeve te ndryshme juridike apo ritmeve te ndryshme te reformimit, ndajne sot te njejtin mision: forcimin e sigurise juridike, garantimin e besimit ne marredheniet ekonomike dhe mbeshtetjen e shtetit te se drejtes ne shoqerite tona.

Tema qe na bashkon sot eshte veçanerisht e rendesishme per te ardhmen e marredhenieve tregtare dhe te sigurise juridike ne rajonin tone. Perfshirja e notereve ne krijimin dhe funksionimin e shoqerive tregtare perben nje element thelbesor te sigurise juridike ne shume vende europiane.

Ne Shqiperi, pas reformave te regjistrimit te biznesit dhe krijimit te Qendra Kombetare e Biznesit, procedurat jane thjeshtuar dhe dixhitalizuar ndjeshem, duke reduktuar nderhyrjen e detyrueshme noteriale ne disa forma te themelimit te shoqerive tregtare, veçanerisht per shoqerite me pergjegjesi te kufizuar.

Edhe pse procedurat e regjistrimit të biznesit janë thjeshtuar ndjeshëm përmes sistemit elektronik të Qendres Kombëtare te Biznesit, praktika juridike dhe ekonomike ka treguar se roli i noterit mbetet një element i rëndësishëm i sigurisë juridike, veçanërisht në krijimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare.

Kjo është edhe më e dukshme në rastin e shoqërive aksionare apo strukturave më komplekse të organizimit tregtar, ku aktet themeluese nuk përbëjnë vetëm dokumente formale regjistrimi, por instrumente juridike që përcaktojnë marrëdhëniet mes ortakëve apo aksionarëve, mënyrën e administrimit të shoqërisë, mbrojtjen e kapitalit dhe funksionimin e organeve drejtuese.

Në këtë kuadër, noteri luan një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e qartësisë juridike të akteve themeluese dhe statuteve të shoqërive tregtare. Përmes kontrollit paraprak të ligjshmërisë, noteri ndihmon në shmangien e dispozitave kontradiktore, pasaktësive në përfaqësim, boshllëqeve statutore apo konflikteve të ardhshme ndërmjet ortakëve dhe aksionarëve.

Vertet nje noter eshte punonjes publike ketu tek ne, por pergjegjshmeria, cilesia e akteve noteriale, siguria juridike qe ofron, eksperienca shume vjecare e nje Noteri nuk mund te krahasohet me ate te nje specialisti te Qendres Kombetare te Biznesit ne procesin e regjistrimit te akteve te themelimit, apo te ndryshimeve esenciale te statutit apo te dokumentave juridike te regjistrimit te nje entiteti biznesi.

Kjo edhe per arsyen e thjeshte qe Noteri eshte nje institucion ne vetvete dhe ne fund te fundit eshte nje organ i kontrolluar dhe monitoruar nga disa mekanizma te mire percaktuar ne ligjin e Noterise, apo funksionon ne baze te nje kornize te plote ligjore qe rregullon zbatimin e ligjit tone organik, legjislacionin per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit si dhe inspektohet nepermjet akteve nenligjore te nxjerra nga MInistria e Drejtesise.

Nese fatkeqesisht qendrimi ne nje te njetjin vend pune  i nje nenpunesi civil te Qendres se Kombetare te Biznesit eshte relativ, qendrueshmeria e nje noteri eshte e lidhur direkt me emrin e tij ne tregun e ofrimit te sherbimeve juridike ne vend.  

Me konkretisht, funksioni noterial është thelbësor në identifikimin e saktë të themeluesve dhe verifikimin e vullnetit të tyre të lirë e të informuar, veçanërisht në një kohë kur marrëdhëniet tregtare po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe ndërkufitare. Roli i noterit si garant i transparencës dhe i besueshmërisë juridike merr një rëndësi të shtuar sidomos në kuadër të legjislacionit kundër pastrimit të parave dhe identifikimit të pronarëve përfitues.

Eksperienca e viteve të fundit ka treguar se shumë mosmarrëveshje tregtare burojnë pikërisht nga mungesa e një kontrolli juridik cilësor në momentin e themelimit të shoqërisë apo gjatë ndryshimeve statutore. Për këtë arsye, përfshirja më aktive e noterit në këto procese nuk duhet parë si një element burokratik, por si një mekanizëm parandalues që rrit sigurinë juridike dhe stabilitetin e marrëdhënieve ekonomike.

Në perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë dhe harmonizimit me standardet kontinentale europiane, besojmë se modernizimi i procedurave elektronike duhet të ecë paralelisht me forcimin e kontrollit juridik preventiv. Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e profesionit noterial: të garantojë që shpejtësia e procedurave të mos vijë në kurriz të sigurisë juridike dhe besimit në treg.Top of FormBottom of Form

Megjithate, eksperienca europiane vazhdon te tregoje qarte se roli i noterit mbetet thelbesor per garantimin e ligjshmerise se akteve themeluese, identifikimin e paleve dhe verifikimin e vullnetit te tyre, mbrojtjen e kreditoreve dhe investitoreve, si dhe per parandalimin e pastrimit te parave dhe abuzimeve tregtare.

Ne vende si Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Austria, krijimi i shoqerive tregtare realizohet permes aktit noterial te detyrueshem. Ne keto sisteme, noteri nuk kufizohet vetem ne autentikimin formal te nenshkrimeve, por kryen nje kontroll te plote juridik mbi statutin, kapitalin themeltar, perfaqesimin dhe perputhshmerine me legjislacionin tregtar.

Modeli latin i noterise europiane e konsideron noterin si nje garant te sigurise juridike parandaluese. Pikerisht per kete arsye, ne shume shtete europiane regjistrat tregtare mbeshteten mbi dokumente te hartuara ose te certifikuara nga noteret.

Ne te njejten kohe, edhe eksperienca shqiptare ka treguar se mungesa e nje kontrolli te forte paraprak juridik mund te sjelle problematika ne konfliktet mes ortakeve, pasaktesite statutore, transferimet e kuotave, identifikimin e pronareve perfitues apo perdorimin e personave formale ne strukturat tregtare.

Per kete arsye, ne debatin juridik europian dhe shqiptar eshte diskutuar gjithnje e me shume nevoja per nje rol me aktiv te notereve ne hartimin dhe certifikimin e akteve themeluese, verifikimin e identitetit dhe kapitalit te themeluesve, kontrollin e perputhshmerise me legjislacionin kunder pastrimit te parave, si dhe regjistrimin e ndryshimeve statutore dhe transferimeve te pjesemarrjeve.

Perpara se te vija ne kete konference jam konsultuar me disa shifra te nxjerra nga sistemi elektronik NISA i Dhomes Kombetare te Noterise. Me rezulton qe nga viti 2022 deri ne vitin 2025, numri total i akteve noteriale qe kane te bejne me sherbime te tilla si :

  • Perpilim dhe vërtetim te  sh.p.k-ve,
  • redaktim dhe vërtetim i akteve te sh.p.k – ve,
  • Pjesemarrje ne mbledhjen e asamblese se ortakeve,
  • Krijimi i shoqatave ose akti i themelimit para noterit

tregon nje stabilitet te volumit te punës per kete nomenklature aktesh noteriale, me nje rënie te lehte te numrit te këtyre akteve nga viti ne vit.

Megjithate pretendojme qe ky numer te vijoje te ritet me kalimin e kohes, duke e kaluar modelin notarial te krijimit dhe te regjistrimit te shoqerive tregetare ne nivel dominues, dhe pse jo te detyrueshem.

Nje argument i rendesishem ne favor te ketij modeli eshte fakti se kontrolli paraprak juridik ul konfliktet gjyqesore dhe rrit besueshmerine e tregut. Ne eksperiencen gjermane dhe italiane, noteri konsiderohet nje filter juridik qe parandalon pavlefshmerite dhe abuzimet qe ne momentin e krijimit te shoqerise tregtare.

Te nderuar pjesmarres,

Sigurisht, ne pozicionimin e Noterit ne aspektin e regjistrimit te bizneseve ekzistojne edhe modele te tjera, si ai anglo-sakson, qe mbeshteten me shume ne vetedeklarimin dhe kontrollin pas regjistrimit, duke favorizuar shpejtesine dhe kostot me te uleta administrative. Por edhe keto modele jane shpesh objekt diskutimi persa i perket transparences reale te pronesise dhe kontrollit efektiv te identitetit te subjekteve tregtare.

Ne perspektiven e integrimit europian te Shqiperia, besojme se nje model i balancuar do te ishte ai qe ruan procedurat moderne dhe elektronike te regjistrimit, por njekohesisht forcon rolin e noterit ne aktet themeluese dhe ndryshimet me rendesi te veçante juridike dhe financiare.

Nje qasje e tille do te sillte me shume siguri juridike, ulje te konflikteve tregtare, rritje te besimit te investitoreve dhe nje harmonizim me te madh me traditen juridike kontinentale europiane.

Kjo konference merr nje rendesi te veçante sepse trajton pikerisht keto sfida moderne te profesionit tone: komunikimin elektronik me regjistrat tregtare, autentifikimin ne distance, zhvillimet e legjislacionit europian ne fushen e se drejtes tregtare, si dhe rolin e noterit ne parandalimin e pastrimit te parave dhe garantimin e transparences se strukturave korporative.

Jam veçanerisht e lumtur qe kjo konference zhvillohet ne Tirane, nje qytet qe historikisht ka qene ure komunikimi dhe bashkepunimi ne rajon, dhe qe sot mirepret kolege e partnere nga vende te ndryshme te Ballkanit dhe Europes ne nje fryme dialogu dhe shkembimi pervojash.

Besoj fort se bashkepunimi mes noterive tona rajonale eshte me shume se nje nevoje profesionale. Ai eshte nje investim ne te ardhmen juridike te rajonit tone, ne harmonizimin e standardeve, ne modernizimin e institucioneve dhe ne forcimin e besimit reciprok mes vendeve tona.

Dua te shpreh nje falenderim te veçante per partneret tane nga Fondacionit Gjerman per Bashkepunimin Legal nderkombetar IRZ per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme ne organizimin e kesaj konference,  Doktor Lovro Tomasic nga Dhoma Federale e Notereve Gjermane, qe tashme prej shume vitesh  eshte nje nga bashkepunetoret dhe kontributoret me te dalluar ne mbeshtetje te Noterive te vendeve te Ballkanit Perendimor.

Po ashtu, falenderoj te gjithe referuesit, institucionet pjesemarrese dhe koleget nga rajoni qe kane ardhur ne Tirane per te ndare pervojat, praktikat dhe vizionet e tyre mbi te ardhmen e profesionit tone.

Jam e bindur se diskutimet e sotme do te jene frytdhenese dhe do te kontribuojne ne forcimin e metejshem te bashkepunimit profesional ndermjet noterive tona dhe institucioneve te drejtesise ne rajon.

Ju uroj punime te mbara, diskutime te vlefshme dhe nje qendrim sa me te kendshem ne Shqiperi.

Faleminderit!

Post Author: DHKN