Me date 5 dhe 9 qershor 2026 prane ambjenteve te Dhomes Kombetare te Notereve u zhvillua trajnimi me teme “Kontrata e Sipërmarrjes dhe dallimi nga Kontrata e Porosisë – Roli i Noterit dhe problematikat në procesin e regjistrimit te kontrates se sipermarrjes dhe lejes se ndertimit në Kadastër”, organizuar nga Qendra Shqiptare e Notereve ne bashkepunim me Zyren e Agjensise Shteterore te Kadastres, lektore Jonida Brati, Drejtore e Drejtorise Juridike prane ASHK Tirane.
Temat kryesore qe u trajtuan:
1-Kontrata e Sipërmarrjes, Koncepti dhe elementët përbërës
-Tipologjitë më të shpeshta në praktikën noteriale
-Elementë që nuk duhet të mungojnë në kontratë
-Rëndësia e saktësisë juridike në aktet noteriale
-Roli i noterisë në garantimin e ligjshmërisë, transparencës dhe sigurise juridike
2-Dallimi ndërmjet kontratës së sipërmarrjes dhe kontratës së porosisë
-Evidentimi i problemeve reale të hasura nga ASHK ne procesin e regjistrimit dhe analiza e rasteve tipike të refuzimit
3-Modele orientuese kontratash/ Check-list për noterët
4-Raste nga praktika gjyqesore
Trajnimi u zhvillua si nje proces interaktiv duke analizuar problematika te ndryshme dhe me interes te gjere nga noterët. Ky ishte trajnimi i pare me kete teme me Degen vendore Korce/Gjirokaster dhe Shkoder.

