Site Loader

Pjesemarrje ne konferencen ” Per fuqizimin e grave nepermjet aksesit ne pronesine e tokes “

Nga data 10 – 12 Mars u zhvillua ne Tirane konferenca ” Per fuqizimin e grave permes sigurimit te aksesit ne toke ” . Konferenca u organiza nga GIZ per llogari te Qeverise Gjermane , FAO dhe UINL. Moren pjese ne kete konference perfaqesues nga ministrite e Drejtesise , Dhomave te notereve, Qendrave te ndryshme per te drejtat e grave, avokate , notere, punonjes te zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajteshme nga Shqiperia, Bosnja – Hercegovina, Kosova, Serbia , Maqedonia e Mali i Zi .
Vendi yne u perfaqesua ne kete konference nga z. Bledar DERVISHAJ, drejtor kabineti ne Ministrine e Drejtesise, z. Fatmir LAÇEJ, zevendespresident i Dhomes Kombetare te Notereve dhe znj. Elona SALIAJ , notere ne Tirane
Konferenca konstatoi se te drejtat e grave mbi token jane jetike per zhvillimin e cdo vendi por megjithate ato vazhdimisht shkelen , mohohen apo thjesht nuk zbatohen.
Ne shume vende te Ballkanit perendimor grate kane me pak te drejta qe lidhen me token se sa burrat dhe shpesh ato kufizohen tek te ashtuquajturat ” Te drejta dytsore ne lidhje me token , pra ato gezojne te drejta mbi token vetem permes anetareve meshkuj te familjeve te tyre . Ne rast divorci , ne rast se mbeten te veja apo kur bashkeshorti emigron grate perballen me rrezikun e humbjes te se drejtes mbi token.
Pa te drejta te qarta pronesie grate nuk do mund te ishin ne gjendje te kryenin transaksione mbi token ta shisnin, jepnin me qira apo ta perdornin si kolateral ne rast te aplikimit per nje kredi .
Sipas Marcela Villarreal , drejtore ne Zyren e Partneritetit , Advokacise dhe Zhvillimit te Kapaciteteve ne FAO : Pengesat qe u dalin para grave ne zonat rurale dhe nuk i bejne te mundur te gezojne realisht te drejtat mbi token, jane te shumta dhe komplekse. Ato perfshijne qe nga problemet qe lidhen me standartet e pamjaftueshme ligjore deri tek zbatimi jo i duhur i ligjit apo te doket dhe zakonet e feja. Perqindja e grave dhe vajzave te regjistruara si pronare apo bashkepronare te tokes ne vendet e Ballkanit perendimor shkon nga 15-39 % madje ne disa rajone edhe 3%
Konferenca i zhvilloi punimet e saj ne tre panele .
Me interes u degjua fjala e z. Dervishaj per masat mbeshtetese qe po merr Ministria e Drejtesise ne kete drejtim . Po ashtu Znj. Maren Kneller , shefe e bashkepunimit ekonomik dhe zhvillimit ne ambasaden gjermane trajtoi kete problem ne prespektiven ggjermane .
Z. Laçej nga ana e tij foli per problemet qe dalin ne kete drejtim me ZRPP ne Tirane e rrethe , masat qe jane marre per regjistrimin e grave si bashkepronare dhe kerkoi qe specialistet ne zyrat e regjistrimit te trajnohen e ndergjegjesohen me shume per nje regjistrim sa me te efektshem si te atyre pronave sipas dispozitave te percaktuara ne vitin 2012 por edhe ato te meparshmet qe jane vene me mundin e djersen e te dy bashkeshorteve gjate marredhenieve bashkeshortore .
Znj. Saliaj tregoi disa raste ne punen e saj te perditeshme ku dilte qarte roli i rendesishem e i domosdoshem i noterit.

Post Author: DHKN

34,906 Replies to “Pjesemarrje ne konferencen ” Per fuqizimin e grave nepermjet aksesit ne pronesine e tokes “”

  1. I have to thank you for the efforts you have put in writing this blog.
    I really hope to see the same high-grade content by you
    later on as well. In truth, your creative writing abilities has motivated me to get my own, personal
    blog now 😉

  2. Hello there! Do you use Twitter? I’d like to
    follow you if that would be ok. I’m undoubtedly enjoying your blog and look forward
    to new updates.

  3. Pingback: drugs for sale