Site Loader

Njoftim i datës 27 janar 2021

Në ambjentet e Dhomës Kombëtare të Noterisë, në datë 27.01.2021u zhvillua takimi i parë i konstituimit të Bordit Disiplinor, organ i krijuar në zbatim të nenit 42 të Ligjit nr. 110/2018 “Për Noterinë”

Bordi disiplinor në mbledhjen e parë të tij konstituoi 5 anëtarët e vet dhe zgjodhi Kryetarin e kësaj strukture.

Bordi Disiplinor është i përbërë nga anëtarët e mëposhtëm:

  1. Znj. Jonida Gaba, Anëtar i zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë
  2. Znj. Entela Memishaj, Anëtar i zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë
  3. Znj. Irena Laha, Anëtar i zgjedhur nga Dhoma Kombëtare e Noterisë
  4. Znj. Merita Prifti, Anëtar i zgjedhur nga Dhoma Kombëtare e Noterisë
  5. Znj. Mariana Semini (Tutulani), Anëtar i zgjedhur nga Shkolla e Magjistraturës

Kryetar i Bordit Disiplinor u zgjodh znj. Jonida Gaba.

Post Author: DHKN