Site Loader

Njoftim i datës 4 shkurt 2021

Në datë 04.02.2021 u zhvillua ceremonia e inagurimit të Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve si dhe u prezantuan ambientet e reja të Dhomës Kombëtare të Noterisë në të cilat do të zhvillohen takimet e Këshillit Kombëtar të Noterisë, Bordit Disiplinor, Bordit të Auditit dhe do të organizohen trajnimet e Qendrës. 

Kjo qendër do të funksionojë në zbatim të nenit 88 të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë” si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm Ministri i Drejtësisë zj. Etilda Gjonaj (Saliu), Kryetar i Dhomës Kombëtare të Noterisë zj. Mimoza Sadushaj, Zv Kryetari Z. Fatmir Lacej, Drejtori i Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve zj. Elona Saliaj, përfaqësues të Këshillit të Dhomës Kombëtare, të Bordit Disiplinor të Noterëve, Bordit të Auditit, etj.

Të pranishmit vunë theksin në rëndësinë e krijimit dhe funksionimit të Qendrës si përsa i përket trajnimeve vazhduese për noterë, por edhe atyre fillestare për kandidatët për noterë.

Post Author: DHKN