Site Loader

Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve, në referim të ligjit nr. 110/2018 “Për Noterinë”, “Rregullores së Qendrës Shqiptare të trajnimit të noterëve” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë nr. 345, datë 15.10.2020), “Rregullores së Programit të Detyrueshëm të Formimit Vazhdues për Noter” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë nr. 344, datë 15.10.2020), paraqet përpara Këshillit të Dhomës Kombëtare të Noterisë kalendarin vjetor “Për organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve vazhduese për vitin 2021”, si më poshtë:

Tema e TrajnimitÇështjet/nën-çështjetPeriudha e zhvillimit dhe kohëzgjatjaVendndodhja dhe numri i noterëve pjesëmarrës
1. Instituti i Trashëgimisë  Instituti i trashëgimisë:   -trashëgimia testamentare -trashëgimia ligjore   Hartimi i testamentit noterial, ollograf, i posaçëm, etj.;  hyrja në fuqi, revokimi i testamentit,  rastet e pavlefshmërisë testamentare, çelja e procesverbalit të testamentit, vendimi për pavlefshmërinë testamentare. 3.Padenjësia, përjashtimi nga testamenti, rezerva ligjore, legu, barra, kujdestaria, personat e paaftë për punë dhe në ngarkim të trashëgimlënësit, etj. 4. Testamentet e hartuara dhe depozituara jashtë vendit nga shtetasit shqiptarë;  testamente të hartuara dhe depozituara nga shtetas të huaj në zyrën noteriale në Shqipëri. Analiza do të bazohet dhe në të drejtën ndërkombëtare private. 5. Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore, legjitimimi i kërkuesit, baza ligjore, kompetenca territoriale, administrimi i dokumentacionit, rrethi i trashëgimtarëve, legjislacioni i zbatueshëm, përfshirja e bashkëshortit të prezumuar si trashëgimtar ligjor në pasurinë e përfituar gjatë martesës;  heqja dorë nga e drejta e trashëgimisë, pjesët takuese,  vendimi, hyrja në fuqi, e drejta e ankimit. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private15 Mars -15 Maj 2021 2 ditë (10 orë)Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere
2. Respektimi i aspektit gjinor në aktet noteriale    Kontrata e bashkëjetesës. Mënyra e hartimit, regjistrimi i saj, vlefshmëria dhe identifikimi i saj në aktet noteriale. Raste praktike   Kontrata e Martesës.  Mënyra e hartimit, regjistrimi i saj, vlefshmëria dhe identifikimi i saj në aktet noteriale. Caktimi i regjimit pasuror martesor. Raste praktike   Akt marrëveshje për zgjidhjen e martesës, likuidimi i bashkësisë ligjore, kujdestaria mbi fëmijën, ndarja  e pasurisë, etj. Ndryshimi i regjimit pasuror martesor. Mënyra e hartimit, regjistrimi i saj, vlefshmëria dhe rastet kur lejohet dhe ndalohet. Raste praktike   Aspekte gjinore në përfitimin dhe humbjen e të drejtave të pasurive të paluajtshme. Roli i bashkëshortit dhe i bashkëjetuesit në përfitimin e të drejtës së pronësisë, rastet e transaksioneve dhe rastet e administrimit të zakonshëm të pasurive. Prezantim i Udhërrëfyes për noterët     Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private20 Maj- 30 Qershor 2021 1 ditë (5 orë)Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere
3. Praktikat Noteriale mbi Akt Marrëveshje dhe Kontratat Paraprake1. Kontrata e sipërmarrjes (sipërmarrje për ndërtim, sipërmarrje me pronarë trualli, sipërmarrje për kryerje punimesh, etj.). 2. Akt Marrëveshje, kontrata e porosisë, kontrata shitje e një sendi në të ardhmen, kontratë prenotimi për ndërtim, kontratë për caktimin e pjesëve takuese më pronarë trualli, etj. Regjistrimi i kontratave në ASHK. 3. Kontratat e kalimit të të drejtave të pronësisë. Kontratë cedim kredi, kontratë cedim debie. Rastet e përcaktimit të tyre, mënyra e hartimit të kontratave, problematikat.   4.Problematika në lidhje me zhvillimin e pronës nga subjektet ndërtues. Rastet e deklarimit të tyre në raport me parandalimin e pastrimit të parave 5. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private  20 Shtator – 30 Tetor  2021 1 ditë (5 orë)Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere
Marrëdhëniet tregtare/shoqëritë tregtare, OJF, personat fizikë dhe juridikëShoqëritë aksionere, me një nivel dhe me dy nivele. Krijimi, vendimi i asamblesë  funksionimi dhe përfaqësimi i tyre në aktet noteriale. Shoqëritë komandite, shoqëritë kolektive, krijimi i tyre, funksioni, vendimmarrja,  veprimtaria dhe identifikimi i tyre në aktet noteriale   Personat fizikë dhe personat juridike, (shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, institucionet publike, etj.), krijimi, vendimmarrja, vendimi asamblesë, përfaqësimi dhe raporti i tyre në aktet noteriale. Shoqëria e thjeshtë, mënyra e krijimit, funksionimi, vendimmarrja, identifikimi në aktet noteriale, etj. 3.Rastet e transaksionit të kapitaleve të shoqërisë. Mënyra e kryerjes së tyre, problematikat.  Roli i përfaqësuesve të personave juridikë  në aktet noteriale, emërimi i tyre, kompetencat, vendimmarrja.  4.Regjistrimi i shoqërive të huaja në Shqipëri, mënyra, dokumentacioni, identifikimi i përfituesit fundor. 5. Transkasionet e subjekteve shoqëri, shoqata, persona fizikë e juridikë dhe mënyra e identifikimit të tyre nga Noterët. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 6. Krijimi i OJF (shoqata, qendra, fondacione, etj.). Mënyra  e krijimit të tyre, përfaqësimi, identifikimi i tyre në aktet noteriale, vendimmarrja, raste nga praktike01 Nentor – 15 Dhjetor   2021 1 ditë (5 orë)Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere

Modalitetet e organizimit të trajnimeve sipas kalendarit te mësipërm:

  1. Trajnimet do të organizohen nga Qendra në bazë të kalendarit vjetor të miratuar nga MD, duke përcaktuat axhendën për çdo trajnim, mbi bazën e temave paraprake të miratuar sipas kalendarit, por dhe duke dakordësuar me noterët dhe trajnuesit përkatës.
  2. Axhenda për çdo ditë trajnim do të përmbajë: temën e trajnimit, çështjet dhe nënçështjet përkatëse, atktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilën do të zhvillohen çështjet, kohëzgjatjen për çdo seancë trajnimi, kreditet përkatëse, etj.
  3. Numri i noterëve pjesëmarrës për çdo ditë trajnimi do të përcaktohet në bazë të kapaciteteve që ka qendra si dhe kushteve që na mundësojnë zhvillimin e saj në mënyrë komode, që të ketë mundësi që secili pjesëmarrës të dëgjohet dhe të diskutojë lidhur me problematikat përkatëse (jo më shumë se 50 pjesëmarrës).
  4. Materialet trajnuese dhe çdo dokument tjetër i lidhur me trajnimin i përgatitur nga trajneri/ët ose i konkluduar nga Qendra, do të shpërndahen për pjesëmarrësit para ose pas trajnimit.
  5. Noterët do të pajisen me një certifikatë ku do të referohen temat e trajnimit si dhe kreditet e marra gjatë vitit kalendarik.

Post Author: DHKN