Site Loader

Më datë 11.09.2021 Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve, organizoi në ambientet e Pallatit të Kongreseve, provimin e pranimit të formimin fillestar të kandidatëve për noter. 

Bashkëlidhur gjeni të publikuar listën e rezultateve të provimit të lexuar/korrigjuar sipas formatit scan-tron, e cila përmban në mënyrë të specifikuar renditjen e konkurrentëve, duke filluar nga konkurrenti me numrin maksimal të pikëve të fituara, deri tek konkurrenti me pikët minimale të fituara, në rend zbritës. 

Lista e rezultateve, përmban të dhënat si më poshtë:

– kodin ID të secilit konkurrent.

– pikët e fituara nga totali i përgjithshëm i pikëve maksimale.

– totali i përgjigjeve të sakta.

– totali i përgjigjeve të gabuara.

– përgjigjet e paplotësuara dhe/ose jo në formatin e kërkuar nga fleta scan-tron. 

Konkurrentët që kanë vërejtje për vlerësimin, kanë të drejtë të ankohen brenda 3(tre) ditëve nga dita e afishimit të listës, sipas pikës 24 të rregullores së miratur me Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë, nr. 354 datë 20.10.2020, në adresën postare: Qendra Shqiptare e Tajnimit të Noterëve, Rr. “Nikolla Tupe”, Nr. 7, Kati 2, Tiranë.

Post Author: DHKN