Site Loader

Ne Tirane, ne date 13 prill 2024, u thir nga Keshilli Kombetar i Dhomes se Notereve mbledhja e radhes e Asamblese se Pergjithshme te Notereve.

Ne mbledhje mori pjese zoti Ulsi Manja, Minister i Drejtesise si dhe ishte e ftuar znj. Dallendyshe Bici, Drejtor i Pergjithshem i Agjensise Shteterore te Kadastres.

Mbledhja u hap me fjalen pershendetese dhe raportimin e znj. Mimoza Sadushaj, Kryetar i Dhomes Kombetare te Noterise dhe me tej ju dha fjala zotit Minister per adresimin e tij ne kete takim.

Zonja Sadushaj ne fjalen e saj u ndal ne disa arritje te Dhomes se Noterise dhe gjithe komunitetit te Notereve per periudhen prill 2023- prill 2024 si dhe ne menyre te vecante raportoi per marredheniet institucionale te Dhomes me Agjensine e Inteligjences Financiare, Agjensine Shteterore te Kadastres, Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile, Agjensine Kombetare te Shoqerise se Informacionit dhe institucione te tjera me te cilat lidhet puna e perditeshme e Noterit.

Zoti Minister ne fjalen e tij pergezoi per arritjet e noterise shqiptare te koheve te fundit duke vleresuar edhe punen e zyrave noteriale ne drejtim te dhenies se sherbimit publik, por u ndal edhe ne disa problematika te ketij sherbimi dhe adresoi ne nderhyrjen e tij sfidat e medha qe ky sherbim ka per te ardhmen.

Me mbeshtetjen dhe nen kujdesin e zotit Minister te Drejtesise, ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme u organizua dhe ceremonia e nenshkrimit te nje marreveshje te re bashkepunimi midis Dhomes Kombetare te Notereve dhe Agjensise Shteterore te Kadastres me qellim permiresimin e punes persa i takon aplikimet dhe sherbimet on-line qe Noteri ofron per qytetaret dhe bizneset nepermjet platformes elektronike NISA te Noterise.

Post Author: DHKN