Tirane 25 Prill 2024
Dhoma Kombetare e Notereve te Shqiperise, e perfaqesuar nga Presidenti, znj. Mimoza Sadushaj dhe Keshilli Kombetar i Notereve te Italise , perfaqesuar nga Kryetari i tij, z. Giulio Biino kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi e cila ka si qellim nje bashkepunim te ndersjelle dhe te frytshem midis dy Dhomave te Noterise.
Kjo marreveshje nenshkruhet ne kushtet kur afersia gjeografike me Italine lehteson shkembimin e pervojave si dhe shkembimin kulturor dhe profesional, me qellim realizimin me te mire te interesave te te dyja paleve duke marre parasysh vullnetin e dy institucioneve per te kontribuar ne krijimin e nje projekti te perbashket te shkembimit te ndersjelle profesional.
Shkembimi kulturor, profesional dhe shkencor eshte sanksionuar ne kete dokumet qe do te behet permes perfshirjes se institucioneve qe perfaqesojne Noteret perkates, kjo duke marre parasysh pranimin, si anetar vezhgues te Notereve Shqiptare ne Keshillin e Notereve te Bashkimit Evropian;
Marreveshja ka certifikuar vullnetin e paleve ne ceshtje te interesit te perbashket te notariatit shqiptar dhe italian duke u ndalur vecanerisht nepermjet:
- shkembimit te ndersjelle te literatures ligjore dhe dokumentacionit ne lidhje me aktet, dispozitat rregullatore si dhe dispozita te tjera pergjithesisht te qenesishme per ushtrimin e profesionit te noterit;
- organizimin e shkembimeve te pervojave kulturore dhe profesionale duke pritur notere dhe kandidate per notere ne Itali dhe Shqiperi per periudha te shkurtra trajnimi tekniko-juridik dhe profesional prane shkollave noteriale dhe zyrave noteriale;
- pjesemarrjen e notereve nga te dyja palet ne konferenca kombetare dhe nderkombetare profesionale shkencore te organizuara ne te dy vendet;
- organizimin e vizitave te delegacioneve te dy Noteriateve ne vendet e tyre perkatese; duke perballuar secili shpenzimet e veta;
- hartimin dhe zbatimin e projekteve te perbashketa per te kuptuar dhe pershtatur praktikat noteriale me standardet evropiane;
- pergatitjen e kalendarit dhe programit te aktiviteteve te perbashketa ne fushen profesionale;
- organizimin e çdo forme tjeter bashkepunimi dhe shkembimi.
Marreveshja e nenshkruar ne ambjentet e Dhomes Kombetare te Noterise eshte per nje periudhe dy vjecare me te drejta rinovimi te saj.
Ne ceremonine e nenshkrimit te bashkepunimit reciprok midis dy dhomave te noterise se Shqiperise dhe Italise morren pjese edhe perfaqesues te Ministrise se Drejtesise te cilet inkurajojne marredheniet nder institucionale te bashkepunimin dhe rritjen gjithnje e me tej te rolit te Dhomes Shqiptare te Noterise ne drejtim te dhenies se eksperiencave pozitive per simotrat e saj europiane.
Ne kete kuader, Dhoma jone e noterise kishte ftuar per nje prezantim te punes se saj edhe Dhomat e Noterise se Kosoves dhe Malit te Zi, te cilat shprehen interes per sistemin elektronik te notariatit shqiptar, tashme ne funksion prej 4 vitesh.
Mbas nenshkimit te marreveshjes se bashkepunimit me Keshillin Kombetar te Notereve te Italise, nga Departamenti IT i Dhomes u organizua nje prezantim i Sistemit Elektronik NISA , me pjesmarrjen e Keshillit Kombetar te Dhomes sone, dhe delegacioneve mike te ftuara nga Italia, Kosova dhe Mal i Zi.
Mbas prezantimit te sistemit elektronik shqiptar te Noterise, delegacioni Italian i perbere edhe nga Drejtuesit e sistemit italian te noterise “NOTAR TEL”, shprehu konsiderate te larte per sistemin elektronik NISA, duke e vleresuar ate ne te njejtin nivel me sistemin elektronik ne perdorim nga noteret italiane, megjithese sistemi i Noterise ne Itali ka rreth 25 vjet qe eshte ne zhvillim e siper, krahasuar kjo me kohen e shkurtet te implemtimit te sistemit elektornik ne sherbim te Notereve dhe qytetareve dhe biznesit ne vendin tone.
Ne fund te prezantimit, ne pergigje te interesimit te Dhomave te Noterise se Kosoves dhe Malit te Zi, i eshte dhene pergjigje cdo pyetje apo detaji teknik te historikut, ecurise dhe arritjeve te Noterise Shqiptare nepermjet implementimit te sistemit te vet elektonik.
Ne perfundim te prezantimit te organizuar me te tre dhomat e noterise, Dhoma Kombetare e Noterise me shume kenaqesi konstatoi konkluzionin e miqve te ftuar ne Shqiperi qe procesi i dixhitalizimit ne fushen e noterise sone eshte nje histori suksesi.