Site Loader

Paris, 29 janar 2025

Nga data 26 – 29 Janar 2025 nje delegacion i Dhomes Kombetare te Notereve , i kryesuar nga Kryetarja znj. Mimoza SADUSHAJ , me ftese te Keshillit te Larte te Notariatit Francez, zhvilloi nje vizite pune ne France.

Delegacioni beri nje vizite ne zyren noteriale te presidentit te Unionit Nderkombetar te Notereve , Z. Lionel Gaillez ku pa nga afer organizimin dhe veprimtarine noteriale te nje zyre noterie dhe ne menyre te vecante aktet qe noteri firmoste ne distance.

Vizita ne qendren e sigurimit te veprimtarise noteriale ishte me shume interes, gje qe do te reflektohet ne bashkepunimin qe dy organizmat do te konkretizojne ne te ardhmen. Po ashtu vizite u zhvillua dhe Keshillin e Larte te Notariatit Francez  ku u njohem me veprimtarine e shoqerise qe menaxhon gjithe veprimtarine dixhitale te notariatit francez e sidomos veprimtarine e noterit ne distance dhe berjen e akteve nga distance.

Presidenti I Keshillit te Larte te Notariatit Francez, z. Bertrandt Savoure priti ne seline e Keshillit delegacionin e Dhomes se Notereve te Shqiperise dhe pati nje bisede shume interesante me synimin per te zbuluar dhe fushat ku do te bashkepunojne te dy notariatet , duke shprehur dhe gatishmerine e tij per cdo lloj mbeshtetje ne kete drejtim.

Ne prani te  drejtoreve te  Ministrise se Jashtme dhe te Drejtesise franceze si dhe te ambasadorit shqiptar ne Paris kryetarja e Dhomes Kombetare te Notereve te Shqiperise, znj. Mimoza Sadushaj dhe Kryetari i Keshillit te Lartet e Notariatit Francez z. Bertrand Savoure neshkruan marreveshjen e bashkepunimit ku percfaktohen dhe fushat e bashkepunimit si dhe takimet njevjecare ku do te behet bilanci i punes si dhe do te percaktohen detyra konkrete per vitin e ardhshem .

Eventit i beri jehone dhe Ministria e Puneve te Jashtme te Frances si dhe Keshilli i Larte i Notariatit francez.

Post Author: DHKN