Site Loader

Trajnim mbi raportimin e RAD dhe ndërveprimin NISA – AIF në lidhje me RTPF

Sot, më datë 08 prill 2025, pranë ambjenteve të Dhomës Kombëtare të Noterisë, u zhvillua një trajnim i specializuar me temën:
“Raportimi i RAD dhe ndërveprimi NISA – AIF në lidhje me RTPF”, organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve të Dhomës dhe me lektor z. Agim Muslia.

Ky trajnim synoi të forcojë kapacitetet profesionale të noterëve në lidhje me detyrimet ligjore që lidhen me raportimin e transaksioneve për pasuri të paluajtshme dhe rolin e tyre në luftën kundër pastrimit të parave. Gjatë seancës, u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë si:

  • Çmimi i shitjes dhe raportimi i detyrueshëm në sistemin RAD;
  • Vendosja e nivelit maksimal të vlerës për raportim dhe dokumentacioni përkatës për transaksione me vlerë të konsiderueshme;
  • Roli i bankës në garantimin e çmimit të shitjes dhe raportimi i rasteve pas afatit;
  • Rregullimi i transaksioneve të dhurimit dhe analiza e tyre sipas kërkesave të AIF;
  • Roli këshillues i Drejtorisë për Përgjegjshmëri Profesionale (DPP) për noterët;
  • Masat shtrënguese sipas Ligjit Nr. 72/2019;
  • Raportimi në ditë pushimi dhe praktikat më të mira për bashkëpunimin me AIF;
  • Praktikat e inspektimit në distancë dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale.

Trajnimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, me pjesëmarrje të gjerë nga noterë dhe profesionistë të tjerë të fushës, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve profesionale dhe forcimin e integritetit institucional në procesin noterial.

Post Author: DHKN