Site Loader

Ne datat 23, 25 dhe 29 shtator 2026 u zhvilluan trajnime me teme “Gjendja Civile në funksion të sigurisë juridike të akteve noteriale – problematika dhe zgjidhje praktike”organizuar nga  Qendra Shqiptare e Notereve me lektore Znj.Enkelejda Shpuza, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Temat kryesore:

-Gjendja Civile si burim i të dhënave për veprimtarinë noteriale.Kuadri ligjor dhe institucional; Problematikat e të dhënave të gjeneraliteteve/ Mospërputhje të gjeneraliteteve; pasaktësi/mungese dokumentacioni;
– Gabimi material dhe kur kemi një ndryshim juridik të gjendjes civile. Dallimi midis “korrigjimit” dhe “ndryshimit” të statusit juridik të personit.?.
-Elementi i huaj në veprimtarinë noteriale dhe marrëdhënia me Gjendjen Civile;
-Fakte juridike të ndodhura jashtë Shqipërisë; Lindja, martesa dhe vdekja jashtë shtetit dhe efektet në aktet noteriale shqiptare;

-Raste reale nga praktika noteriale.

Trajnimi u zhvillua me noteret e Dhomave Vendore, Shkoder, Korce-Gjrokaster, Durres-Elbasan. U trajtuan problematika kryesore ne perditshmerine e punes se noterit që lidhen me mospërputhje të gjeneraliteteve, gabime materiale, ndryshime të emrit dhe mbiemrit, të dhëna të papërditësuara, probleme me regjistrimet familjare, etj.

Post Author: DHKN