Homazh per juristen e nderuar Myrvete Permeti
Te aferm , miq e kolege u mblodhen para disa ditesh per te festuar 80 vjetorin e juristes se nderuar dhe koleges tone znj. Myrvete Permeti , e cila eshte ndare nga jeta para pak kohesh.
Myrvetja tere jeten e saj dha nje kontribut te pacmuar ne fushen e drejtesise . ne te gjitha pozicionet ku punoi ne Gjykaten e Larte, ne avokati, ne noteri . Gjithmone e dashur, profesioniste e denje , e pakursyer per te ndihmuar te tjeret , shkelqeu ne cdo fushe ne ate te avokates, keshilltares juridike, noteres dhe mbi te gjitha te nenes shembullore qe rriti femije te mrekullueshem e profesioniste… keto ishin fjalet me te cilat u shpreh dhe Znj. Mimoza SADUSHAJ, presidente Dhomes Kombetare te Notereve
Jeten e pati te shkurter por jeta e saj nxorri ne pah vlerat e saj te medha , dashurine per familjen , per shoket e shoqet, per koleget . Jeta e saj eshte nje shembull per te gjithe miqte e koleget , shembull qe na ndihmon si te ecim ne jete.
Ne koleget jemi krenar qe patem midis nesh nje nga themelueset e notariatit shqiptar, nje kolege qe la gjurme ne profesionin e saj, gjurme neper te cilat do te ecin sa e sa kolege te rinj .