DHOMA KOMBËTARE E NOTERISË
QENDRA SHQIPTARE E TRAJNIMIT TË NOTERËVE
Tiranë
Adresa: Rr. “NikollaTupe”, nr. 7, kati II, Tiranë, email: qshtn@nisa.al; web: www.notariati.al
NJOFTIM
PËR APLIKIMIN PËR TRAJNUES NË PROGRAMIN E FORMIMIT VAZHDUES DHE FILLESTAR NË QENDRËN SHQIPTARE TË TRAJNIMIT TË NOTERËVE
Në zbatim të pikës 6 të nenit 88, të Ligjit Nr.110/2018 “Për Noterinë”, të nenit 12, 13, 14, të Rregullores së Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve, miratuar me urdhrin nr.345 datë 15.10.2020 të Ministrit të Drejtësisë, Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve, njofton thirrjen për aplikimin për trajnues në programet e trajnimit fillestar dhe vazhdues.
Kandidati për Trajnues që do angazhohet në procesin e mësimdhënies në programin e detyrueshëm të formimit fillestar 1-vjeçar duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
a) të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, të njësuara në përputhje me rregullat për njësimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi;
b) të zotërojë kualifikimin profesional të nevojshëm në përputhje me lëndën/modulin apo kurrikulën për të cilën do të angazhohen si pedagog;
c) të ketë jo më pak se 10 vite përvojë pune si jurist apo në fushën e mësimdhënies;
d) të ketë aftësi të prezantimit dhe të transmetimit të saktë dhe të qartë të informacionit tek pjesëmarrësit;
e) të ketë integritet moral dhe reputacion të mirë në detyrën e tyre;
f) të ketë aftësitë e nevojshme për të vlerësuar nevojat për formim profesional;
g) zotërimi i titujve ose gradave shkencore përbën përparësi;
h) të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze; përbën avantazh në përzgjedhje zotërimi edhe i gjuhëve të huaja të tjera;
i) aftësi të larta në komunikim;
j) veprimtaria shkencore në formën e botimeve dhe konferencave.
Kandidati për Trajnues vazhdues që do angazhohen pranë Qendrës, duhet që të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) eksperiencë mbi 5-vjeçare si juristë; dhe
b) eksperiencë mësimdhënie akademike mbi 2 vjet;
ose
a) eksperiencë mbi 5-vjeçare si noter; dhe
b) eksperiencë mësimdhënie akademike mbi 2 vjet;
ose
a) përvojë profesionale e specifikuar në fushën/kursin/temën për të cilën do të jenë ekspertë.
Kritere shtesë të rëndësishme për përzgjedhjen e të gjithë trajnerëve, të cilët duhet të konkurrojnë në mënyrë kumulative me kriteret e mësipërme, janë si më poshtë:
a) integriteti moral dhe reputacioni i mirë në detyrën e tyre, i cili ka të bëjë me respektimin e vazhdueshëm të rregullave në detyrën e tij/saj;
b) aftësi të larta në komunikim;
c) aktiviteti shkencor në formën e botimeve dhe konferencave;
ç) të ketë aftësitë e nevojshme për të vlerësuar nevojat për trajnimin profesional të noterëve/zëvendësnoterëve;
d) të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze; përbën avantazh në përzgjedhje zotërimi edhe i gjuhëve të huaja të tjera;
dh) aftësi të prezantimit dhe të transmetimit të saktë dhe të qartë të informacionit tek pjesëmarrësit.
Aplikimi bëhet duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm që vërteton përmbushjen e kritereve të mësipërme, të shoqëruar nga një:
a) kërkesë zyrtare në format fizik apo elektronik;
b) një kopje të jetëshkrimit, duke specifikuar eksperiencën dhe trajnimet e marra, pjesëmarrjen në konferenca apo botime, të vërtetuar me dokumentet përkatëse;
c) titullin e temës, çështjes apo nën çështjes për të cilën kërkojnë të japin ekspertizën e tyre;
ç) metodologjinë që do të përdorin në trajnim;
d) projekt programin e detajuar sipas nenit 17, të kësaj rregulloreje.
Dokumentacioni duhet të dërgohet me postë në adresën: Rr. “NikollaTupe”, nr. 7, kati II, Tiranë deri me datë 04 Nëntor 2021.
Shënim: Mosplotësimi sipas kritereve të përcaktuara sa më sipër sjell skualifikimin e aplikantëve.
QENDRA SHQIPTARE E TRAJNIMIT TË NOTERËVE