Dhoma Kombëtare e Noterisë organizoi në datën 22 prill 2023 në Tiranë Kongresin e Tretë të Noterisë Shqiptare.
Tema kryesore e këtij kongresi ishte “Noteri – aktor i rëndësishem i rregullimit ekonomik dhe garant i sigurisë juridike të transaksioneve”
Kongresin e nderoi me pjesëmarrjen e tij zoti Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, zoti Lionel Gaillez, President i Unionit Nderkombëtar të Noterëve, drejtuesit më të lartë të Institucioneve të rendësishme shtetërore si dhe Kryetaret e Dhomave të Avokatisë, Dhomës sË Ndermjetësimit dhe Dhomës se Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Me ftesë së Dhomës Kombëtare të Noterisë së Shqipërise, në kongres ishin pjesmarrës delegacionet e Dhomave Kombëtare të Italisë, Gjermanisë, Francës, Greqisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sërbisë.
Punimet e Kongresit i hapi Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë zonja Mimoza Sadushaj e cila raportoi për arritjet e Noterisë Shqiptare nga Kongresi i dytë i Noterisë si dhe prezantoi objektivat dhe projektet e notariatit shqiptar për të ardhmen.
Në fjalën e saj, zonja Sadushaj u ndal në disa aspekte të rëndesishme të sigurisë dhe garancisë që sot Noteri ofron në drejtim të shërbimit që ofron, duke qënë në të njëjtën kohë dhe nje faktor i rëndësishëm i jetës ekonomike të zhvillimit të një vendi apo si një figurë e rëndesishme në fushën e te drejtave juridiko civile.
Pasi raportoi për zhvillimet tejet pozitive në aspektin organizativ të ngritjes së organeve të reja dhe strukturave administrative të Dhomës, Kryetaja e DHKN ndaloi në disa elementë të rëndësishëm që ofron Noteri sot duke u bazuar në përdorimin dhe vënien në dispozicion të qytetarit të shërbimeve informatike të plaftormës NISA.
Prezantimi u shoqërua me shifra statistikore të nxjerra nga plaftorma elektronike e Noterisë, shifra që tregojnë më së miri volumin gjithnjë në rritje të veprimeve apo akteve noteriale, si dhe të aplikimeve për regjistrimin nga Noteri të akteve të shitblerjes së pasurive të paluajtëshme pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
Disa shifra të rendësishmë të deklaruar në Kongres në lidhje me aktivitetin kombëtar noterial ishin:
- Per vitit 2020 1 081 449 veprime noteriale, dhe 404 189 akte Noteriale
- Per vitit 2021 1 484 811 veprime, dhe 565 283 Akte Noteriale
- Per vitit 2022 1 468 103 veprime noteriale dhe 619 490 akte Noteriale
“E përmenda jo per mungesë modestie këtë arritje të jashtëzakonshme të financuar nga vetë Noterët dhe Dhoma Kombetare e Noterise, por për të deklaruar sot këtu që ky Kongres do të jetë i fokusuar edhe ne rolin kyç të noterit si garant i sigurisë juridike të transaksioneve, dhe është pikërisht Sistemi yne elektronik që nëpëmjet moduleve të tij ka sjellë një siguri më të madhe juridike” u shpreh zonja Sadushaj.
Në këtë aspekt, u raportuan disa nga siguritë e ofruar nga ana e noterit duke u fokusuar në:
- Aplikimin e regjistrimit te akteve noteriale prane Kadastres me Firme Elektronike
- Identifikimin e pagesave qe Noteret bejne ne favor te paleve te treta
- Verifikimin paraprak të prokurave nga Noteri nepermjet sistemit elektronik
- Menaxhimi me i mire i Regjistrave te Testamenteve dhe Deshmive,
kontrolli dhe dhenia e pergjigjeve nga Dhoma per leshimin e Deshmive te Trashegimise
- Komunikimin automatik me Regjistrin e Barreve Siguruese
- Modulin e notifikimit per palet ne kuader te projektit te Bankes Boterore per Gender Quality
Në fjalën e saj, zonja Sadushaj u ndal edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera të Dhomës Kombëtare të Noterisë me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet dhe agjensitë qeveritare më të cilat është e lidhur ngushtësisht puna e Noterit, Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile etj.
Panvarësisht arritjeve të Noterisë shqiptare nga kongresi i dytë, u raportua edhe në lidhje me disa problematika që Dhoma ka vlerësuar si shqetësime të gjithë zyrave noteriale në vend.
Kryetarja nënvizoi në fjalën e saj:
“Ka patur nderhyrje per te zhvleresuar vlerat e sigurise dhe ligjshmerise juridike te percaktuara thjesht nga interesa ekonomike, duke mos e pare noterin si nje shtylle thelbesore e sistemit te vendit, e afte per te garantuar efikacitet dhe nje reference te sigurt per zhvillim ekonomik.
Disa nderhyrje thjeshtezuese kane patur ndikim ne fushen e veprimtarise tone, nga kalimi i pronesise se automjeteve tek mundesia e transferimit te aksioneve, kuotave ne shoqerite tregetare.
Dhoma Kombetare, kerkon nga organi kontrollues qe eshte Ministria e Drejtesise mbeshtetjen per te ri pozicionuar noterin panvaresisht ndikimeve te grupeve te caktuara, si dhe per te dhene akoma me shume kompetenca apo detyra, te cilat do ti permend me poshte si objektiva per te ardhmen”.
Në vijim raporti i Dhomës Kombëtare vijoi me objektivat e institucionit për të ardhmen të cilat u fokusuan në futjen e Noterit edhe ne nje tipologji te caktuar te ceshtjeve te divorceve, praktike kjo e ndjekur nga Noterite e disa vendeve Europiane, apo ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise për të forcuar ne te ardhmen Roli i noterit ne drejtim te tansaksioneve per shitblerjen e aksioneve apo kuotave.
Nje drejtim tjeter ku dhoma do te fokusohet mbas ketij kongresi Dhoma eshte objektivi per te krijuar kornizën e duhur ligjore per preceduren e regjistrimit te nje Fondacioni, Shoqate apo Qendre.
Në mbyllje të fjalës së saj, zonja Sadushaj pasi falendoi strukturat dhe organet e Dhomës për punën e tyre, Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen, Institucionet e ftuara për kontributin e tyre si dhe gjithë delegacionet e ftuara, ri konfirmoi angazhimin maksimal të Noterëve per permbushjen e objektivave qe kemi vene vehtes, me qellimin e vetem per te cilin jemi betuar perpara se te marrim kete detyre publike: Per ti sherbyer interesave te shtetit dhe te shtetasve ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Mbas fjalës së zonjës Sadushaj, u prezantua nga zoti Laçej, Moderator i Kongresit Karta e Noterit si një mënyrë identifikimi të personin qe mban titullin e Noterit Publik, kartë e cila është e lidhur me faqen zyrtare në Internet të Dhomës Kombëtare të Noteërise për të kryer verifikimin e një Noteri Aktiv nëpërmjet skanimit të kodit QR e cila është e printuar në pjesën e pasme të ketij dokumenti.
Punimet e Kongresit në seancën e tij të parë vijuan me fjalët përshendetëse të Drejtorit të Përgjithshem të Agjensisë Shteterore të Kadastres, Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorit të Përgjithshëm të Gjëndjes Civile, Kryetarëve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit dhe Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Gjyqësor Privat.
Në kongres morri pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në emër të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosoves zoti Blerin Sallahu, Zëvendës Ministër i Drejtësisë.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu, përshëndeti punimet e këtij Kongresi, duke theksuar se aktivitetet e tilla i shërbejnë shkëmbimit të përvojave më të mira, por edhe zgjojnë vëmendjen e autoriteteve për hartimin dhe zbatimin e politikave të nevojshme me qëllim të avancimit të standardeve të profesionit të noterit.
Zoti Sallahu bëri të ditur se Kosova dhe Shqipëria janë duke shtuar bashkëpunimin në mes vete përmes nënshkrimit të marrëveshjeve, veç tjerash, edhe në fushën e noterisë, ashtu që ministrat e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë shumë shpejt do të nënshkruajnë deklaratat e njohjes së ndërsjelltë të akteve noteriale, që në kushte reciprociteti do të prodhojnë efekt të njëjtë juridik në të dyja vendet
Kongresin e përshëndeti zoti Lionel Gaillez, President i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve.
Zoti Gaillez pasi shpehu falenderim dhe mirënjohje për ftesën e Dhomës së Noterisë së Shqipërisë, u ndal në fjalën e tij në dy aspektet kryesore të temës së këtij Kongresi.
Sa i takon sigurisë së ofruar nga Noteri, zoti President u shpreh se:
“Noteri është me të vërtetë një lojtar thelbësor në rregullimin ekonomik dhe një garantues i sigurisë juridike.
Formulat që keni përdorur për të shprehur temën e parë të kongresit tuaj mund të përdoren ashtu siç janë për të përcaktuar thelbin e misionit të noterit.
Në të vërtetë, si nëpunës publik, noteri është përgjegjës për hartimin dhe mbajtjen e dokumenteve ligjore.
Falë ekspertizës dhe paanshmërisë së tij, noteri siguron sigurinë e transaksioneve dhe mbrojtjen e interesave të palëve të përfshira”
Përsa i takon konceptit të formalizimit të ekonomisë, në fjalën e tij u theksua që në rolin vendimtar të noterëve në Shqipëri në formalizimin e ekonomisë, duke kontribuar në rregullimin dhe sigurimin e transaksioneve juridike dhe ekonomike.
Si ekspert i ligjit dhe procedurave, noteri siguron që aktet të jenë në përputhje me ligjet në fuqi, duke garantuar kështu vlefshmërinë dhe kundërshtimin e tyre.
Me vërtetimin e akteve, noteri u jep atyre vlerë provuese dhe datë të caktuar, elemente thelbësore për të parandaluar mosmarrëveshjet dhe për të garantuar sigurinë juridike.
Ky zyrtarizim promovon gjithashtu transparencën dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve, duke reduktuar në këtë mënyrë aktivitetet informale dhe mashtrimet që mund të pengojnë rritjen ekonomike.
Me pak fjalë, noteri, si një lojtar kyç në formalizimin e ekonomisë shqiptare, merr pjesë në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt, të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Presidenti i Unionit u ndal edhe në një moment të rërndësishëm që kalon vendi ynë në drejtim të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Presidenti nënvizoi gjatë fjalës se tij:
“Siç e dini, Kapitulli 23 i rregullave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore.
Noterët, si profesionistë juridikë, luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave të këtij kapitulli, i cili synon garantimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe efikas, si dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve”.
Pas Bruges në Belgjikë dhe Natolin në Poloni, kampusi i ri i Kolegjit të Evropës do të hapet në Tiranë.
Kjo është një shenjë shumë e qartë se BE-ja dëshiron të rrisë praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, të gjithë kandidatët për integrim.
Zgjedhja e vendit tuaj ka vlerë simbolike.
Një kolegj dedikuar studimeve evropiane do të ndihmojë në promovimin e integrimit evropian në Shqipëri duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, vendimmarrësve dhe opinionistëve për çështjet evropiane dhe duke i inkurajuar ata që të marrin pjesë aktive në procesin e integrimit.
Noterët, jam i sigurt se do të marrin pjesë aktive në këtë lëvizje”
Zoti Gaillez përfundoi fjalën duke shprehur bindjen se Noterët Shqiptarë do të vijojnë të kongribuojnë në promovimin e një notarati modern të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në shërbim të drejtësisë dhe të interesit të përgjitshëm.
Në fund të seancës së paradites, fjala ju dha zotit Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë.
Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë u ndal në disa çeshtje të rëndësishme të të ardhmes së notariatit në Shqipëri dhe adresimin e sfidave që kemi përpara.
“Në kushtet e një bote që po ndryshon me shpejtësi për shkak të teknologjisë dhe digjitalizimit, lëvizjes së lirë të njerëzve, tregjeve dhe kapitaleve, shërbimi noterial shqiptar do të duhet të përballet me sfidat e kohës për tu bërë garante e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së interesit publik” u shpreh Ministri i Drejtësisë.
Zoti Manja theksoi në fjalën e tij përshëndetëse që një shërbim noterial që gëzon besimin e publikut meriton transferim më të madh kompetencash nga shteti tek noterët por notariatit shqiptar i duhet shumë punë për ta merituar këtë besim.
Profesionalizmi dhe digjitalizimi janë pasaportë e sigurtë për një shërbim noterial me integritet që gëzon besueshmërinë e publikut.
Në fund të fjalës së tij, Zoti Manja, duke i uruar punë të mbarë Kongresit të Tretë të Noterëve, garantoi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë për përballimin së bashku me Dhomën Kombëtare të sfidave të kohës dhe rrugëtimit drejt moderizimin dhe konsolidimit të shërbimin noterial.
Në seancën e dytë të kongresit u referuar nga zonja Miranda Xhemalçe, Kryetare e Degës Vendore të Noterisë Tiranë në lidhje me temën kryesore të kongresit “Noteri aktor i rëndësishëm i rregullimit ekonomik dhe garant i sigurisë juridike të transkaksioneve”
Në fjalën e saj zonja Xhemalçe u ndal në rolin e noterit duke theksuar se veprimtaria noteriale është unike dhe noteri ushtron një funksion mjaft delikat, pasi ofron sigurinë juridike dhe mbështet të drejtën. Për këtë arsye, noteri përbën një figurë të domosdoshme dhe të dobishme për shoqërinë dhe për shtetin.
Në referatin e saj Kryetarja e Degës Vendore Tiranë renditi në mënyrë analitike aspekte të punës së Noterit si detyrë ligjore e morale e tij për të garantuar sigurinë juridike për palët pjesëmarrëse në akt, duke ndërthurrur vullnetin e tyre me ligjin e zbatueshëm.
“Me besimin e plotë se mund të flas në emër të të gjithë noterëve të Republikës së Shqipërisë, theksoj rëndësinë e figurës së noterit si profesionist i besueshëm e garantues i sigurisë juridike të akteve noteriale. Veprimtaria jonë është e çmuar dhe synon vlera të larta” tha në mbyllje të fjalës së saj zonja Xhemalçe.
Kongresi vijoi me referatin e zotit Lovro Tomasiç, ekspert i Dhomës Federative të Noterëve Gjermanë, institucion që ka mbështetur vazhdimisht Dhomat e Noterive të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, dhe Dhomën e Noterëve të Shqipërisë në veçanti.
Në mbyllje të punimeve të kongresit përshëndetën përfaqësuesit e delgacioneve të ftuara në Kongres nga Dhoma Kombëtare e Noterisë së Kosovës, Maqendonisë së Veriut, Serbisë, Turqisë etj.
Tiranë më 22.04.2023