Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve, në referim të ligjit nr. 110/2018 “Për Noterinë”, “Rregullores së Qendrës Shqiptare të trajnimit të noterëve” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë nr. 345, datë 15.10.2020), “Rregullores së Programit të Detyrueshëm të Formimit Vazhdues për Noter” (miratuar me Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë nr. 344, datë 15.10.2020), paraqet përpara Këshillit të Dhomës Kombëtare të Noterisë kalendarin vjetor “Për organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve vazhduese për vitin 2021”, si më poshtë:
Tema e Trajnimit | Çështjet/nën-çështjet | Periudha e zhvillimit dhe kohëzgjatja | Vendndodhja dhe numri i noterëve pjesëmarrës |
1. Instituti i Trashëgimisë | Instituti i trashëgimisë: -trashëgimia testamentare -trashëgimia ligjore Hartimi i testamentit noterial, ollograf, i posaçëm, etj.; hyrja në fuqi, revokimi i testamentit, rastet e pavlefshmërisë testamentare, çelja e procesverbalit të testamentit, vendimi për pavlefshmërinë testamentare. 3.Padenjësia, përjashtimi nga testamenti, rezerva ligjore, legu, barra, kujdestaria, personat e paaftë për punë dhe në ngarkim të trashëgimlënësit, etj. 4. Testamentet e hartuara dhe depozituara jashtë vendit nga shtetasit shqiptarë; testamente të hartuara dhe depozituara nga shtetas të huaj në zyrën noteriale në Shqipëri. Analiza do të bazohet dhe në të drejtën ndërkombëtare private. 5. Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore, legjitimimi i kërkuesit, baza ligjore, kompetenca territoriale, administrimi i dokumentacionit, rrethi i trashëgimtarëve, legjislacioni i zbatueshëm, përfshirja e bashkëshortit të prezumuar si trashëgimtar ligjor në pasurinë e përfituar gjatë martesës; heqja dorë nga e drejta e trashëgimisë, pjesët takuese, vendimi, hyrja në fuqi, e drejta e ankimit. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private | 15 Mars -15 Maj 2021 2 ditë (10 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere |
2. Respektimi i aspektit gjinor në aktet noteriale | Kontrata e bashkëjetesës. Mënyra e hartimit, regjistrimi i saj, vlefshmëria dhe identifikimi i saj në aktet noteriale. Raste praktike Kontrata e Martesës. Mënyra e hartimit, regjistrimi i saj, vlefshmëria dhe identifikimi i saj në aktet noteriale. Caktimi i regjimit pasuror martesor. Raste praktike Akt marrëveshje për zgjidhjen e martesës, likuidimi i bashkësisë ligjore, kujdestaria mbi fëmijën, ndarja e pasurisë, etj. Ndryshimi i regjimit pasuror martesor. Mënyra e hartimit, regjistrimi i saj, vlefshmëria dhe rastet kur lejohet dhe ndalohet. Raste praktike Aspekte gjinore në përfitimin dhe humbjen e të drejtave të pasurive të paluajtshme. Roli i bashkëshortit dhe i bashkëjetuesit në përfitimin e të drejtës së pronësisë, rastet e transaksioneve dhe rastet e administrimit të zakonshëm të pasurive. Prezantim i Udhërrëfyes për noterët Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private | 20 Maj- 30 Qershor 2021 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere |
3. Praktikat Noteriale mbi Akt Marrëveshje dhe Kontratat Paraprake | 1. Kontrata e sipërmarrjes (sipërmarrje për ndërtim, sipërmarrje me pronarë trualli, sipërmarrje për kryerje punimesh, etj.). 2. Akt Marrëveshje, kontrata e porosisë, kontrata shitje e një sendi në të ardhmen, kontratë prenotimi për ndërtim, kontratë për caktimin e pjesëve takuese më pronarë trualli, etj. Regjistrimi i kontratave në ASHK. 3. Kontratat e kalimit të të drejtave të pronësisë. Kontratë cedim kredi, kontratë cedim debie. Rastet e përcaktimit të tyre, mënyra e hartimit të kontratave, problematikat. 4.Problematika në lidhje me zhvillimin e pronës nga subjektet ndërtues. Rastet e deklarimit të tyre në raport me parandalimin e pastrimit të parave 5. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private | 20 Shtator – 30 Tetor 2021 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere |
Marrëdhëniet tregtare/shoqëritë tregtare, OJF, personat fizikë dhe juridikë | Shoqëritë aksionere, me një nivel dhe me dy nivele. Krijimi, vendimi i asamblesë funksionimi dhe përfaqësimi i tyre në aktet noteriale. Shoqëritë komandite, shoqëritë kolektive, krijimi i tyre, funksioni, vendimmarrja, veprimtaria dhe identifikimi i tyre në aktet noteriale Personat fizikë dhe personat juridike, (shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, institucionet publike, etj.), krijimi, vendimmarrja, vendimi asamblesë, përfaqësimi dhe raporti i tyre në aktet noteriale. Shoqëria e thjeshtë, mënyra e krijimit, funksionimi, vendimmarrja, identifikimi në aktet noteriale, etj. 3.Rastet e transaksionit të kapitaleve të shoqërisë. Mënyra e kryerjes së tyre, problematikat. Roli i përfaqësuesve të personave juridikë në aktet noteriale, emërimi i tyre, kompetencat, vendimmarrja. 4.Regjistrimi i shoqërive të huaja në Shqipëri, mënyra, dokumentacioni, identifikimi i përfituesit fundor. 5. Transkasionet e subjekteve shoqëri, shoqata, persona fizikë e juridikë dhe mënyra e identifikimit të tyre nga Noterët. Ilustrim me raste të praktikës noteriale dhe vendime gjykate. Zbatimi i ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 6. Krijimi i OJF (shoqata, qendra, fondacione, etj.). Mënyra e krijimit të tyre, përfaqësimi, identifikimi i tyre në aktet noteriale, vendimmarrja, raste nga praktike | 01 Nentor – 15 Dhjetor 2021 1 ditë (5 orë) | Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve 40 Notere |
Modalitetet e organizimit të trajnimeve sipas kalendarit te mësipërm:
- Trajnimet do të organizohen nga Qendra në bazë të kalendarit vjetor të miratuar nga MD, duke përcaktuat axhendën për çdo trajnim, mbi bazën e temave paraprake të miratuar sipas kalendarit, por dhe duke dakordësuar me noterët dhe trajnuesit përkatës.
- Axhenda për çdo ditë trajnim do të përmbajë: temën e trajnimit, çështjet dhe nënçështjet përkatëse, atktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilën do të zhvillohen çështjet, kohëzgjatjen për çdo seancë trajnimi, kreditet përkatëse, etj.
- Numri i noterëve pjesëmarrës për çdo ditë trajnimi do të përcaktohet në bazë të kapaciteteve që ka qendra si dhe kushteve që na mundësojnë zhvillimin e saj në mënyrë komode, që të ketë mundësi që secili pjesëmarrës të dëgjohet dhe të diskutojë lidhur me problematikat përkatëse (jo më shumë se 50 pjesëmarrës).
- Materialet trajnuese dhe çdo dokument tjetër i lidhur me trajnimin i përgatitur nga trajneri/ët ose i konkluduar nga Qendra, do të shpërndahen për pjesëmarrësit para ose pas trajnimit.
- Noterët do të pajisen me një certifikatë ku do të referohen temat e trajnimit si dhe kreditet e marra gjatë vitit kalendarik.